Lajme

‘Zhduket’ Liburn Aliu, sërish nuk shkon për raportim në Komisionin për Mbikqyrjen e Financave Publike

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 27 February 2024

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu sërish nuk ka ardhur për raportim në Komisionin për Mbikqyrje të Financave Publike.

Ky komision edhe para 7 ditësh u shtye pikërisht pse ministri Aliu nuk shkoi të raportonte, shkruan Gazeta Infokus.

Deputetët e pushtetit dhe të opozitës u përplasën edhe kësaj here në komision si pasojë e mungesës së ministrit.

-Advertisement-

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendojs , Halil Thaci, tha në komision se Liburn Aliu ka bërë mirë që nuk ka ardhë për raportim dhe se po të ishte ai ministër as ai nuk do raportonte.

“Pas atyre ofendimeve fyerjeve të pabaza, sikur unë të isha ministër, nuk do të isha ardh në këtë Komision. Po shihet që vazhdimisht nga fillimi i mandatit ka qenë target opozitës dhe disa mediave z.Ministri Liburn Aliu. Krejt kjo po ndodhë se dikush është mësuar që të blejnë tokë nga shteti me 50 euro arin e ta shesin me 5 mijë euro arin”, tha Thaçi në komision.

Komisioni sërish është përmbyllur pas disa përplasajeve në mes të deputetëve të LVV-së dhe opozitës dhe akuzave nga këta të fundit ndaj Liburn Aliut./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera