Fokus

“Zhduket” LDK pasi Vetëvendosje propozoi mandatarin

Autori: Halil Berisha 09:46 | 20 January 2020

Më në fund, pas më shumë se tre muaj që kanë përfunduar zgjedhjet, partia fituese propozoi mandatarin për formimin e Qeverisë.

Kështu, Vetëvendosje, i ka dërguar një letër Presidentit Hashim Thaçi, ku propozon kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurtin për këtë punë, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, nuk dihet ende nëse partia e Kurtit ka bërë marrëveshje me LDK-në, pasi vet nuk i ka numrat për ta formuar Qeverinë.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka tentuar disa herë që të kontaktoj me zyrtarë të LDK-së për të marrë përgjigje për këtë punë, por kjo deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi ishte e pamundur.

As nënkryetarët Lutfi Haziri e Agim Veliu e as zëdhënësi Besian Mustafa, por as zyrtarë të tjerë partiak as nuk e kanë hapur telefonin pas publikimit të lajmit se VV ka propozuar mandatarin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera