Lajme

Zhduken dy të mitur në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 26 November 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën janë zhdukur dy të mitur në Fushë Kosovë.

Sipas policisë ata kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.

Mirëpo sipas personit që ka raportuar rastin në polici kjo nuk është hera e parë që dy të miturit janë larguar nga shtëpia.

-Advertisement-

“Fushë Kosovë, 23.11.2020 – 16:00. Është raportuar se dy meshkuj kosovarë të mitur janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk janë kthyer. Sipas ankuesit ata kanë dalë nga shtëpia edhe disa herë të tjera”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera