Lajme

Zhduken dy inxhinierë shqiptarë, teksa po punonin në minierë

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 28 October 2020

Një inxhinier miniere dhe dy punëtorë kanë humbur kontaktet me familjarët teksa punonin në minierën “Balgjaj”, në Selishtë të Dibrës.

Sipas policisë ditën e sotme rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

-Advertisement-

Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera