Lajme

Zhduken dy adoleshente shqiptare në Britani

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 24 January 2019

Dy adoleshente shqiptare, shoqe me njëra-tjetrën, rezultojnë të zhdukura prej më shumë se 10 ditësh në Angli.

Mediat britanike, që kanë dhënë alarmin, shkruajnë se bëhet fjalë për Grisilda “Risa” Dauti 14 vjeç dhe Gabriela “Bella” Shenbitrasi 17 vjeç.

Grisilda, e cila jeton në Kardif, është raportuar se mungon që prej 14 janarit. Kurse Gabriela rezulton që të jetë parë për herë të fundit 10 ditë përpara datës 14.

-Advertisement-

Vetë policia angleze e Kardifit ka publikuar fotografitë e dy vajzave, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët që të raportojnë nëse kanë informacion rreth vendndodhjes së tyre, raporton TV Klan.

Dy vajzat shqiptare thuhet se kanë miq edhe në Londër, raportojnë mediat britanike. Autoritetet kanë vënë në dispozicion edhe numër telefoni për këdo që jep informacion për vendndodhjen e adoleshenteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera