Sport

Zhdrella: Jemi të rrezikuar nga virusi, duhet të bëhen testime që të jemi më të sigurt

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 29 September 2020

Për shkak të pandemisë botërore ‘Covid-19’, Superliga e Kosovës në futboll nisi edicionin e ri 2020/2021 më vonë se zakonisht, shkruan Gazeta inFokus.

Nga 18 shtatori e deri më tani janë zhvilluar tri xhiro, kurse java e katërt po luhet këtë të martë dhe mërkurë.

E për arsye se kampionati nisi me vonesë, skuadrat po takohen mes vete dy herë në javë.

-Advertisement-

Kështu rreziku për tu infektuar me koronavirus është shumë i madh, duke marrë parasysh se FFK-ja në bashkëpunim me Institucionet e Vendit filluan Superligën pa i testuar futbollistët.

Në një prononcim për Gazetën inFokus mesfushori i skuadrës së Llapit, Mentor Zhdrella, ka thënë se janë të rrezikuar nga virusi.

Zhdrella vazhdon me KF Llapin - Bota Sot

Ai tutje ka shtuar se duhet të bëhen testime që të jenë më të sigurt.

“Normalisht se virusi ekziston dhe jemi të rrezikuar kur zhvillojmë ndeshje. Mendoj që duhet të jemi në kontrollë të vazhdueshme dhe të bëhen testime për ‘Covid-19’ sa më shumë, në mënyrë që të jemi më të sigurt”, ka thënë Zhdrella.

Kujtojmë se kur kampionati i kaluar vazhdoi, FFK-ja në bashkëpunim me IKSHPK-në i bëri testimet për koronavirus të gjitha klubeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera