Zhdoganimi elektronik rriti të hyrat e Doganës
Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 07 January 2018
Nga të gjitha pikat doganore që ka Kosova, përgjatë një viti është arritur mbledhja e mbi 1 miliardë eurove. Dogana vazhdon të jetë institucioni që e mbushë më së shumti arkën e shtetit ndërsa shumë e përafërt me këtë vit, ka qenë edhe vitin e kaluar. Dogana arrin të mbledhë tri taksa doganore.
“Taksën doganore prej 10 përqind në vlerë por kjo taksë ndikohet prej MSA-së dhe CEFTA-s, pastaj Akciza që është taksë specifike si dhe TVSH në lartësi prej 18 përqind”, ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
Stavileci është pyetur se cilat mallra janë ato që janë konfiskuar më së shumti gjatë vitit 2017, por i njëjti ka thënë se kryesisht kanë qenë mallrat me Akcizë, duke mos specifikuar se çfarë ndodhë më pas me këto mallra të konfiskuara.
Ndër të tjerash duhet cekur se muajt me të hyrat më të larta në vend janë pikërisht muajt e verës kur edhe rritet numri i bashkatdhetarëve si dhe muaji dhjetor.
Gjatë këtyre muajve në vend shtohen vizitat si dhe të hyrat doganore.
Dogana e Kosovës këtë vit ka arritur të ketë një rritje të të hyrave prej 6.8 përqind apo 68 milionë euro më shumë, raporton Indeksonline.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se ndër sukseset më të mëdha përgjatë këtij viti ishte modernizimi dhe kalimi në zhdoganimin elektronik.
“Jemi dogana e parë në Ballkan që punon me sisteme të zhdoganimit elektronik”, ka shtuar Stavileci.
Duhet shtuar se në Kosovë janë pikërisht 18 pika doganore funksionale teksa misioni kryesor i Doganës së Kosovës vazhdon të jetë kontributi në çështjet ekonomike si dhe kontributi për sigurinë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...