Lajme

Zhbogar: Çështjet dypalëshe me shtetet fqinje duhet t’i zgjidhni sepse përfitoni shumë

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 10 July 2017

Në prag të Samitit të Tërstit, ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, si edhe ai italian, Carlo Romeo, mbajtën një konferencë shtypi me gazetarët.

Me këtë rast, Zhbogar është pyetur në lidhje me marrëveshjen e paralajëruar të fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, për të cilën OBRM-PDUKM-ja hedh dyshime dhe akuza të rënda, shkruan Telegrafi.

Zhbogar ka deklaruar se të gjithë shtetet duhet që t’i zgjidhin çështjet dypalëshe me fqinjët dhe me vendet anëtare të BE-së në rajon, dhe se asnjëherë nuk do të gabohet nëse investohet në miqësi me fqinjët.

-Advertisement-

Ai bëri të ditur se BE-ja nuk është e përfshirë në bisedimet, por shpreson se do të finalizohet dhe nënshkruhet në gusht, kurse arritjen e një marrëveshje e konsideron si vendosmëri të Qeverisë për të ndërtuar një rreth miqësie me fqinjët.

Zhbogar theksoi se ndërtimi i miqësisë me shtete anëtare të BE-së do të thotë një shtytje më e madhe për integrimet evropiane

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera