Lajme

Zhbllokohet rruga Prizren-Prevallë

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 14 December 2021

Tashmë është zhbllokuar rruga Prizren – Prevallë, pas rrëshqitjeve të dheut.

Kështu ka njoftuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Ju informojmë se në rrugën Prizren – Prevallë, në kilometrin e gjashtë ku pati rrëshqitje të materialit erodues nga masivi shkëmbor në pjesën e sipërme të saj, dhe për pasojë bllokimin e kësaj rruge që nga mbrëmë pas ores 18.00 e deri me tani është bërë zhbllokimi i këtij aksi rrugor dhe trafiku mund te zhvillohet sikurse më parë“, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Po ashtu nga ministria bëjnë thirrje ndaj vozitësve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë rrugë.

“Bazuar në konfiguracionin e terrenit ku shtrihet kjo rrugë, bëjmë thirrje tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në të gjithë gjatësinë e saj, pra nga Prizreni deri në Prevallë. Kujdes duhet të bëhet nga ndonjë ramje eventuale e gurëve“

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera