Sport

Zhbllokohet rezultati në miqësoren ndërmjet Barcelonës dhe Girones

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 16 September 2020

Aktualisht po zhvillohet miqësorja mes Barcelonës dhe Gironës, shkruan Gazeta inFokus.

Barcelona ka arritur të kaloj në epërsi falë golit të brazilianit Coutinho në minutën e 21-të.

Kujtojmë që Coutinho ishte në huazim tek gjigandi gjerman Bayern Munich gjatë sezonit të kaluar, ndërsa pas ardhjes së teknikut holandez Ronald Koeman në krye të katalunasve, ai është rikthyer në ‘Camp Nou’.

-Advertisement-

Ylli brazilian arriti të shënonte në ndeshjen e parë të tij që nga rikthimi tek ‘blaugranët’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera