Lajme

Zhbllokimi i mjeteve vetanake të komunave, Kusari-LDK’së: Inicone kërkesën, do ta mbështesim

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 04 May 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, i ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës që të iniciojë kërkesë për plotësim-ndryshimin e t Ligjit për Buxhetin, që të zhbllokohen mjetet vetanake të komunave.

Kusari-Lila ka thënë se VV’ja do ta mbështesë këtë kërkesë, që të procedohet me votimin e marrëveshjeve ndërkombetare.

“Prandaj i bëj thirrje në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Lidhjes Demokratike të Kosovës që të iniciojë kërkesën që ne do ta mbështesim dhe natyrisht në procedurë të shpejtë të bëjmë plotësim ndryshimin e projektligjit pasi ta sjellë Ministri, në mënyrë që të zhbllokohen mjetet e komumave por edhe që të procedojmë me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë Kusari-Lila.

-Advertisement-

Deklarata e Kusari-Lilës erdhi pasi LDK’ja bëri me dije se s’do të votojë për asnjë pikë të rendit të ditës, pa dalë Ministri Hekuran Murati dhe të zotohet që do t’i zhbllokojë mjetet vetanake të komunave.

“Si Grup Parlamentar e kemi marrë një vendim politik i cili është i njohur tani. Arsyeja është që deri sa Ministri i Financave t’i zhbllokojë mjetet vetanake të komunave, ne nuk do të votojmë për asnjë pikë të rendit të ditës. Nëse Ministri del dhe zotohet se dio t’i zhbllokojë mjetet vetanake të komunave të Kosovës, ne do të votojmë për”, ka thënë Dumoshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera