Zhbërja e Speciales do të rrëzohet në Kryesinë e Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus
12:06 | 14 Janar 2018
Proceduralisht, Kryesia e Kuvendit duhet të japë një përgjigje për nismën e deputetëve të mbështetur nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradianj, për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Zyrtarë të Kryesisë së Kuvendit kanë thënë se po planifikojnë të rrëzojnë nismën në këtë organ. Nait Hasani vazhdimisht po deklaron se do të kërkojë trajtimin e kërkesës së 42 deputetëve për të zhbërë Specialen.
Kadri Veseli, Kryetar i Parlamentit dhe i PDK’së, në javët e fundit, ka përsëritur disa herë se nuk do të zhbëhet Gjykata Speciale. Disa deputetë të PDK’së kanë thënë se do të vazhdojë nisma e tyre.
Zhbërja e Speciales është edhe në rend të ditës për mbledhjen e radhës të Kryesisë së Kuvendit.
Burime të Express kanë thënë se po synohet që kjo nismë të mos shkojë fare në Parlament pasi ekziston rreziku që të zhbëhet Specialja pasi nevojiten vetëm 31 vota pro për të rrëzuar ligjin me kushtin që pjesë e seancës të jenë 61 deputetë.
Nisma e parë për zhbërjen e Speciales dështoi më 22 dhjetor të vitit 2017 pasi Kryesia e Kuvendit s’kishte fare kuorum për të marrë vendim. Asokohe, pro zhbërjes ishte PDK, AAK, NISMA. Ndërkohë, mungonin LDK, VV dhe pakicat.
Sidoqoftë, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila ishte paraparë të mbahej të hënën, është shtyrë për 17 janar, të mërkurën. Po atë ditë, do të shqyrtohet edhe projektligji për Specialen.
Megjithatë, ligjërisht kjo është një procedurë normale.
Rregullorja e Kuvendit të Kosovës e sqaron se Kryesia siguron që çfarëdo mocioni përmbajtjesor, që mbështetet nga gjashtë ose më shumë deputetë të Kuvendit, të futet në rendin e ditës të mbledhjes plenare të Kuvendit brenda tri javësh pune që nga dita kur është marrë kjo shkallë e mbështetjes, për cilën çështje vendos Kuvendi.
Tre liderët kosovarë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, javë më parë, morën iniciativë që ta shfuqizojnë Specialen, nismë kjo që mori mbështetjen e 43 deputetëve.
Kadri Veseli menjëherë pas përfundimit të festave të fundvitit doli me një shkrim autorial ku fliste rreth zhvillimeve për Specialen dhe tërheqjen e tij ndaj kësaj situate, dukë thënë se kjo gjykatë nuk mund të ndalohet. Tha se iniciuesit dështuan, përfshirë edhe vetën. “Nuk menduan për reaksionet” u shpreh ndër tjerash kreu i PDK’së. Këtë qëndrim e forcoi e ka forcuar edhe të shtunën në takimin me ambasadorin Delawie, i siguroi ata se nuk do të ndodhë zhbërja e gjykatës.
Por presidenti Thaçi fuqimisht qëndron mbrapa asaj se është kundër Speciales dhe se më këtë gjykatë Kosovës i është bërë padrejtësi historike. Nën hijen e deputetëve po fshihet kryeministri Haradinajt i cili tha se atë që e vendosin deputetët, do ta respektojë

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...






























