Zhbërja e Speciales, Kusari-Lila: Hapat e ardhshëm nuk duhet të jenë të ngutshëm
Autori: Gazeta inFokus
13:36 | 17 September 2026
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka folur lidhur me raportimet në media për nismën e disa deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës për mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë lidhur me zhbërjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Kusari-Lila tha se nuk dëshiron të gjykojë për nismën, por theksoi se, sipas saj, ekziston një mospërputhje në veprimet e PDK-së, pasi kjo parti ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuesekonstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
“Tani unë nuk jam të gjykoj për këtë iniciativë, megjithatë ka një ndeshje të veprimeve dhe logjikës nga Partia Demokratike për arsye se ata kanë kontestuar tashmë në Gjykatën Kushtetuese edhe seancën edhe formimin e Qeverisë. Në anën tjetër është shumë e rëndësishme që të kemi institucione dhe të kemi vendimmarrje të plotë“, tha ajo.
Duke folur për vendimin e djeshëm të gjykatës në Hagë dhe dënimet ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kusari-Lila tha se vendimi ka shkaktuar tronditje dhe rëndesë të madhe, duke theksuar se hapat e ardhshëm duhet të jenë të menduar mirë dhe jo të nxituar apo emocionalë.
“Përderisa ajo çka ka ndodhur dje na ka tronditur të gjithëve në kuptimin më negativ të fjalës, në atë se sa të rënduar jemi ndjerë me peshën e dënimit që i është dhënë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hapat e ardhshëm nuk duhet të jenë as të ngutshëm e as emocionalë, duhet të jenë të menduar mirë dhe duhet bërë të gjithë përpjekjet maksimale edhe në aspektin institucional shtetëror por edhe partiak të të gjithëve që të sigurojmë se cila është rruga më e sigurt drejt lirimit të plotë të katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha tutje ajo për Ekonomia Online.
Kusari-Lila u shpreh se vendimi është i shkallës së parë dhe se ekziston mundësia e apelimit.
Ajo ka bërë thirrje që mekanizmi i apelit të shfrytëzohet dhe të ketë mobilizim të menjëhershëm.
“Është fat në fatkeqësi që është dënimi në shkallën e parë dhe ekziston apelimi, mekanizmi i apelit me të cilin duhet mobilizuar menjëherë”, u shpreh ajo.
Ministrja tha gjithashtu se çështja nuk duhet parë vetëm në aspektin ligjor, por edhe si çështje politike dhe shtetërore. Për këtë arsye, sipas saj, duhet të ketë koordinim dhe unitet në qëndrime.
“Ndërsa në diskutimet e tjera, prap po e thashë se çështja përveçse ligjore është edhe politike dhe shtetërore, prandaj duhet të ketë edhe koordinim edhe bashkim e unitet në qëndrime për arsye se kjo nuk është një betejë politike që do të fitojë dikush ndaj dikujt, kjo është betejë e gjithë Republikës së Kosovës“, tha tutje ajo.

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...































