Lajme

Zharku shpjegon përse i mbolli pallmat në Kaçanik (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 24 May 2019

Më 26 shtator të vitit 2011 në shëtitoren përgjatë rrugës “Ismail Raka” në Kaçanik ishin mbjellur 23 copë palma të llojit “Bismarckia nobilis”.

Për to ishin paguar nga buxheti i komunës së Kaçanikut 67 mijë euro.

Por tetë vite më vonë, ish – kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, icili ishte ideator dhe vendimtar për mbjelljen e tyre, në shëtitoren e njëjtë nuk shëh asnjë palmë.

-Advertisement-

I tërë investimi duket se ka shkuar huq, pasi ato janë nxjerrë me rrënjë nga aty.

 

 

Pavarësisht kritikave për koston e lartë financiare dhe mospërshtatjen e kushteve klimatike për palma, Zharku ende mendon se iniciativa e tij ishte e drejtë dhe ato palma do ta gjelbëronin qytetin.

“Ne në atë kohë e kishin programin për gjelbërimin e qytetit dhe unë mendoja se ato Palma do t’i japin një atraksion më të mirë qytezës sonë dhe është vendosë”, tregon Zharku për gazetën inFokus.

Sipas tij zhurma që është bërë për këtë investim ka qenë e pa vend.

“Për ato Palma e di që është spekulu shumë, por nuk ka qenë vetëm faji i Palmave mund të them se po hyjmë në gjynah me Palmat.

Sipas tij ato palma nuk kanë qenë tropikale dhe mund të qëndronin edhe në temperatura minus 20 gradë celsius.

“Kanë qenë palma të prekuna gjenetikisht, të paktën kështu jam informu dhe kam lexu në atë rrafsh. Ato pastaj shërbejnë edhe në temperatura të ulëta, deri në -20 gradë. Palma të tilla i kam parë  në hyrje të Zvicrrës, mes Italisë dhe Zvicrës, në vende malore ku bie borë shumë”, tregon Zharku.

Megjithatë, nuk është i sigurt nëse do ti mbillte përsëri, po të ishte kryetar i komunës.

Intervistën e plotë me ish kryetarin e Komunës së Kaçanikut, mund ta ndiqni në videon e bashkëngjitur. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera