Lajme

Zharku: Kontratën mund ta ketë çdo deputet, por të mos e publikoj

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 05 July 2018

Ish- ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku ka thënë se kontratat të cilat u nënshkruan në mes të Bechtel Enkas dhe Qeverive të kaluara, mund t’i ketë secili deputete.

Ai ka thënë se nga këto kontrata janë hequr disa pika të cilat kompania Bechtel Enka i ka konsiderua si sekret.

”Sa i përket publikimit të kontratës Në shkurt ose mars në 2017-ës kjo çështje është rregullu me Bechtel Enken. Ata kanë dorëzu draftin, nga i cili kanë largu çdo gjë që ata i kanë konsideru sekret, dhe si të tillë mund ta ketë çdo secili deputet për nevoja të tij, por jo për publikime”, ka thënë Zharku.

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera