Lajme

Zharku dhe Haziri me ujdi për financimin e projekteve infrastrukturore në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 04 July 2017

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nënshkruan memorandum mirëkuptimi, për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Gjilanit.

Qëllimi i këtij memorandumi është financimi i projekteve infrastrukturore si dhe përcaktimi i obligimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Gjilanit për asfaltimin e disa projekteve.

Sipas kësaj ujdie, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Gjilanit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

-Advertisement-

 Duke u bazuar në marrëveshjen në fjalë, MI do të financiojë këto projekte në vlerë prej 1 milionë e 380 mijë eurove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera