Lajme

“Zgjoi” nuk ka të ndalur

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 09 November 2021

Sukseset e filmit “Zgjoi” të regjisores Blerta Basholli nuk kanë të ndalur. Kësaj radhe aktorja, Yllka Gashi ka marrë çmimin si aktorja më e mirë në rolin kryesor, në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Scottsdale të Arizonës, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në “Facebook” nga faqja zyrtare e filmit.

Ky është çmimi i tretë i Gashit për portretizimin e Fahrije Hotit, i cili erdhi disa ditë pas çmimit si aktorja më e mirë në Festivalin Spanjoll “Seminci”./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera