Lajme

“Zgjoi” merr çmimin kryesor në Festivalin e Pavarur të Filmit në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 25 October 2021

Filmi kosovar “Zgjoi” me regjim të Blerta Bashollit  është shpërblyer me çmimin kryesor në edicionin e 36-të të Festivalit të Pavarur të Filmit në Osnabrück të Gjermanisë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur në postimin e faqes në Facebook të filmit “Zgjoi”, ku thuhet që ky filem i metrazhit të gjatë që tregon rrëfimin e Fahrije Hotit, për të gjitha pengesat e krijimit të një jete të re ka fituar “Çmimin e Paqes”.

Në këtë njoftim thuhet që sipas regjisores Blerta Basholli, kështu është duke u promovuar imazhi i Kosovës.

-Advertisement-

“Çdo çmim që po marrim, është konfirmim i punës së mrekullueshme që ka bërë ekipi. Të gjithë kemi punuar e kemi dhënë shumë për këtë projekt, që është më shumë se projekt për ne. Pa dyshim, që për filma të Kosovës do të dëgjohet akoma e më shumë. Na presin edhe shumë festivale e çmime të rëndësishme”, ka thënë ajo.

Çmimin në këtë festival e ka pranuar producenti Agon Uka, i cili po qëndronte në Festivalin që është një nga më të vjetrit e më me traditë në Saksoninë e Ulët, përcjell Gazeta Infokus.

“Është vërtet mbresëlënës të shohësh sesi rrëfimi nga Kosova po arrin të krijojë lidhje me njerëzit, kudo që po shfaqet. Filmi tregon për fuqinë që kanë njerëzit brenda vetes për t’iu bërë ballë situatave të vështira qe mund të hasin. Është për triumfin dhe çdo triumf i ‘Zgjoit’ është triumf edhe i vendit”, ka thënë Uka.

Nga 28 tetori filmi do të shfaqet për publikun e gjerë në kinematë e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë. Biletat tani janë në shitje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera