Zgjim i hidhur për BE, trendi i populizmit në rritje
Autori: Gazeta inFokus
10:00 | 27 Nëntor 2023
A mundet që partitë euroskeptike dhe populiste të djathta të bëhen edhe më të fuqishme në Parlamentin e ardhshëm Europian?
Për politikanët europianë në Bruksel fitorja javën e kaluar e populistit të djathtë në Holandë, Geert Wilders është një zile alarmi. Me shqetësim për pasojat e zgjedhjes së populistit holandez, Wilders në zgjedhjet europiane vitin e ardhshëm u shpreh politikanja liberale gjermane, FDP dhe kryetarja e komisionit të Bundestagut për mbrojtjen, Marie-Agnes Strack-Zimmermann.
Ajo e quan “GeertWilders një rrezik serioz për Europën e hapur ndaj botës, që na bën të qartë, se zgjedhjet europiane rrezikojnë të kthehen në zgjedhje proteste të zgjedhësve të skajshëm, por edhe se tema e migracionit të pakontrolluar njerëzit me drejtë i preokupon.” Sipas Zimmermann të gjithë demokratët duhet të bashkohen ta zgjidhin këtë problem “së bashku dhe shpejt”, me qëllim që të mos ketë rritje të atyre partive të vogla që duan të hyjne në BE për ta shkatërruar atë nga brenda.
Kreu i grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, Manfred Weber është shprehur, se kush do të luftojë radikalët dhe ekstremistët duhet të dëgjojë njerëzit, t’i marrë seriozisht dhe të zgjidhë problemet e tyre. Sipas Weber “nëse shtetet e BE nuk e vënë nën kontroll krizën e migracionit, do të rriten Wilders dhe të tjerë si ai.” Ai kritikoi deklaratat e holandezit Frans Timmermass, zëvendëspresident i KE, që u shpreh i tronditur pas fitores së Wilders. Sipas Weber, kush fyen votueset e votuesit si antidemokratë, siç e bën Frans Timmermans ai thellon përçarjen në shoqëri.
Hartleb: Populistët e djathtë në trend europian
Për Florian Hartleb, drejtor i Institutit Studimor Europian për Luftimin e Terrorizmit dhe Konflikteve në Vjenë, EICTP nuk është gjë e re që zgjedhjet europiane janë zgjedhje proteste, çështja që shtrohet është nëse është e mundur të fillojnë kundër-projekte ndaj populizmit të djathtë. Kemi nevojë për një Europë të fortë në kohët e tronditjeve të mëdha të rendit botëror. Këtu ka shumë mundësi veprimi për politikanët e partive të tjera të ngrenë zërin. Sipas Hartleb “është një trend europian, sepse tema vendimtare dhe kjo duhet të na shqetësojë është politika e pazgjidhur e migracionit…kjo është një zile alarmi për ne, tema e migracionit, duhet të zgjidhet” u shpreh ai për radion gjermane, ndr.
Zëvendëspresidetja e Parlamentit Europian, dhe kandidatja e emëruar e SPD-së, Katarina Barley e shikon si pikë shqetësuese normalizimin e fenomenit të nacionalistëve të djathtë në Europë. “Ne duhet të mësojmë, se politika që nxitet nga urrejtja dhe përjashtimi nuk duhet normalizuar asnjëherë”, tha Barley për Rheinische Post.
Brohorima tek populistët
Partitë e djathta populiste në Europë që e uruan menjëherë Wilders janë në eufori aktualisht. Në kongresin e partisë populiste të djathtë gjermane, AfD në Magdeburg u tha qartë se “askush nuk mund të na anashkalojë më ne në Parlamentin Europian”. Në Gjermani kjo parti shënon prej javësh rritje të ndjeshme në sondazhe. Edhe në Suedi e Finlandë partitë populiste të djathta janë partnerë koalicioni në qeverisje me kristiandemokratët. Në Itali madje në krye të qeverisë është një Giorgia Meloni nga një parti postfashiste, Frattelli d’Italia.
Hovi i partive populiste të djathta ka qenë në qendër të debateve mediatike gjatë javës së kaluar. Me shqetësim në një analizë të gazetës spanjolle “El Pais” të premten vërehet se pasojat e fitores së Wilders do të ndjehen vitin e ardhshëm. “Europa po rrëshqet drejt ekstremizmit të djathtë., Tek shumë qeveri që ndërkohë drejtohen ose bashkëdrejtohen nga parti që në fokus kanë frikën, intolerancën, aversionin ndaj të huajve, si në Suedi Finlandë, Republikën Çeke, Sllovaki, Hungari, Itali shtohet tani edhe fitorja e partisë së Lirisë….Kreu i saj Geer Wilders është antieuropian dhe sovranist, një armik i migracionit dhe islamit dhe mohues i ndryshimit të klimës. Pra mishërimi i ideologjisë ekstreme të djathtë në Europë. …Rritja e ultra të djathtëve në Europë do të ketë pa asnjë dyshim ndikim në zgjedhjet europiane në qershor”, analizon “El Pais”.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...



































