Lajme

Zgjidhet dilema e Xhavit Halitit, rikandidon përsëri për PDK-në

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 16 January 2021

Xhavit Haliti i ka dhënë fund dilemave, se a do të jetë pjesë e listës për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, që nga themelimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka qenë pjesë e legjislativit dhe akter i gjitha zhvillimeve në Kosovë. Në zgjedhjet e fundit ai nuk kishte arritur të marr votat e nevojshme për një ulëse në parlament.

PDK-ja ka publikuar listën e kandidatëve dhe emri i Halitit ndodhët në listë, me numër 7.

-Advertisement-

Haliti gjatë viteve 1987–1999 ishte anëtar i Kryesisë së LPK-së. Në vitin 1993 ishte bashkëthemelues i UÇK-së. Gjatë viteve 1993-1999 ishte anëtar i SHP të UÇK-së. Që nga viti 1999 është anëtar i Kryesisë së PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera