Lajme

Zgjidhen dy anëtarë të KPM-së, për një përsëritet konkursi

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 17 April 2018

Me votim të fshehtë deputetët zgjodhën dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, ndërsa për anëtarin e tretë përsëritet konkursi, ngase nuk mori votat e mjaftueshme.

Nga komuniteti shumicë anëtare e KPM-së u zgjodh Violeta Hyseni- Kelmendi, e cila mori 54 vota, ndërsa nga komuniteti serb u zgjodh Maja Sllaviq, e cila mori 58 vota. Konkursi për anëtarin e tretë nga komunitetet tjera duhet të përsëritet, ngase asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e mjaftueshme.

Birol Urcan mori 36 vota, ndërsa Mejdin Salihi 25, kësisoji përsëritet konkursi.

-Advertisement-

Ndërsa kundër-kandidatët e të zgjedhurve që nuk fituan ishin, Shqipe Breznica me 28 vota, ndërsa Nenad Jashineviq mori 3 vota.

Përzgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave u bë nga 92 deputetë që morën pjesë në votim, ku 5 nga votat ishin të pavlefshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera