Zgjerohet lista e barnave esenciale në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 10 May 2023
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri të ditur se lista e barnave esenciale në Kosovë është zgjeruar me edhe rreth 70 lloje të reja të barnave.
Vitia tha se nga këto produkte do të përfitojnë qytetarët që ballafaqohen me sëmundje të ndryshme kronike.
“Janë shtuar diku mbi 70 produkte të reja për trajtimin e sëmundjeve për qytetarët, të cilët vuajnë nga sëmundje kronike dhe për t’i zgjidhur mundësitë e kurimit për ta”, theksoi Vitia.
Ministri Vitia bëri të ditur se buxheti për listën esenciale të barnave për këtë vit do të jetë 60 milionë euro.
Sipas tij, me këtë buxhet përmbushen deri në një masë nevojat shëndetësore të qytetarëve që të kenë tërë kohën barna me kosto sa më të përballueshme.
“Lista esenciale e barnave është bërë në bazë të kërkesave të klinikave dhe spitaleve në përputhje me buxhetin që e kemi pasur në dispozicion. Buxheti i paraparë sivjet për mbulimin e barnave esenciale është rreth 60 milionë euro, që paraqet një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet paraprake”, tha ministri Vitia.
Në të njëjtën konferencë për media, ministri Vitia komentoi edhe një tender të hapur në vitin 2020 për sigurimin e insulinave.
Ai akuzoi Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), që sipas tij, ka bërë vazhdimisht presion mbi Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës për nënshkrimin e një kontrate me një operator ekonomik, pavarësisht se ky i fundit nuk i ka garancitë e cilësisë për produktin që përdoret për trajtimin e sëmundjes së diabetit.
Ministria Vitia tha se OSHP-ja ka tejkaluar kompetencat e veta duke hyrë edhe në interpretime ligjore, të cilat nuk i takojnë.
“[OSHP-ja] ka bërë një precedent duke bërë presion në MSH-në për të nënshkruar diçka që për mendimin tonë dhe të zyrës ligjore është i paligjshëm dhe ajo që mendojmë se është edhe më e rëndësishmja, mund ta dëmtojë shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Vitia.
Ky tender ishte hapur në fund të vitit 2020.
Nga vitit 2021, menaxherët aktualë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë kërkuar që ky tender të anulohet dhe në një tender të ri t’u mundësohet aplikimi kompanive që plotësojnë kërkesat ligjore./REL
Të tjera
-
Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak para Forumit të parë Ekonomik Kosovë...
-
ZPS për dëshmitarin e 70-të: Ishte anëtar i LDK-së i cili është ndaluar dhe rrahur
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Prekëse/ Tre të rinj përqafohen me njëri-tjetrin para se të rrëmbehen nga ujërat e lumit
Tre miq u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin vetëm pak sekonda para se të...
-
Sonda kineze Chang’e-6 zbarkon në anën e largët të hënës për të mbledhur mostra
Sonda kineze Chang'e-6 u ul në anën e largët të Hënës, të dielën në orën 6:23...
-
Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend
Maldivet thonë se do të ndalojnë hyrjen e izraelitëve në mes të zemërimit pub...
-
2 mijë e 83 aplikime për status të personit të dhü nuar gjatë luftës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Arrestohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga shteti belg
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar të kërkuar nga shteti ...
-
Kurti për mërgatën në Stamboll: Ajo është përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë në Turqi. Ai ...
-
Italia mbështet planin e SHBA-së për armëpushim në Gaza
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha të hënën se It...
-
Kapet kosovari në Rinas, kërkohej nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë
I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, është ndaluar në aerop...
-
Szunyog takohet me delegacionin e Sekretarit të Komunitetit të Energjisë, diskutohet performanca e Kosovës
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me delegacio...
-
Zgjedhjet në Serbi: Partia në pushtet fiton Beogradin dhe qytete të tjera
Partia Përparimtare Serbe (SNS), e cila është në pushtet në Serbi, shpalli fi...