Lajme

Zgjerimi i BE-së – Quo Vadis?

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 02 October 2020

Cilat janë sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Ballkanit Perendimor dhe në çfarë gjendje janë institucionet e BE-së si aktor kyç global në këtë rajon? Si perceptohet ndikimi i politikës së zgjerimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perendimor? Pesë panelistë nga BE-ja dhe rajoni kërkuan përgjigje për këto pyetje në një diskutim të hapur dhe dinamik që u mbajt online dhe u titullua “Zgjerimi i BE-së – Quo Vadis?” Sesioni është pjesë e edicionit të sivjetshëm të Forumit Evropian Alpbach në Austri dhe mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH në emër të qeverisë gjermane.

Një lajm i mirë për rajonin erdhi nga Brukseli në mars të këtij viti kur Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kur iu kërkua të komentojë se kur mund të hapen Kapitujt e parë me këto dy shtete dhe se si mund të ndikojë kjo në proceset e integrimit të Malit të Zi dhe Serbisë në BE, Majlinda Begu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, tha: “Ballkani Perëndimor nuk mund të mbahet në atë që BE e konsideron distancë të rehatshme. Ruajtja e influencës së BE-së në rajon është në vetvete një proces politik i cili mund të mbajë në lëvizje agjendën e përbashkët nga bashkëpunimi i ngushtë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.”. Martin Selmayr, Kreu i Përfaqësimit të Komisionit Evropian në Austri, beson se zgjerimi i BE-së ka qenë një sukses shumë i madh historik dhe se do të vazhdojë të jetë i tillë vetëm nëse ka vendosmëri ndaj perspektivës evropiane nga të dy palët. “Duhet të mbajmë premtimin tonë”, thotë ai, por njëkohësisht thekson se “ata që po flirtojnë me fuqitë e tjera botërore në mes të krizës së Koronës nuk janë seriozë për perspektivën evropiane. Kushti i dytë është sinqeriteti. Nuk është serioze të themi se zgjerimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndodh brenda dy viteve. BE-ja është një komunitet ligjzbatues, një bashkësi vlerash të lidhura me shtetin e së drejtës”.

Ai thekson se mosmarrëveshjet e pazgjidhura territoriale nuk mund të importohen në BE. “Zgjerimi nuk mund ta dobësojë BE-në, duhet ta fuqizojë atë dhe BE-ja duhet të punojë për t’u reformuar. Solidariteti që është shfaqur gjatë pandemisë COVID-19 do të vazhdojë. Cilësia e punës nga të dy palët,në vend të afateve kohore, duhet të përcaktojë procesin dhe të jetë në dobi të vendeve që duan të bashkohen me t’i bashkohen BE-së”, përfundoi Selmayr.

-Advertisement-

Bashkëpunim rajonal dhe ndërlidhja, funksionojnë. Të rinjtë e Ballkanit Perendimor duan të komunikojnë dhe të lidhen”, thotë Đuro Blanuša, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor. “Zgjerimi është po ashtu një proces i bazuar në vlera. Kemi nevojë për reforma më konkrete dhe fokus në rezultate”, thekson ai.

BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perendimor. Austria mbështet fuqimisht zgjerimin e BE-së – një proces i vështirë për të cilin duhet të diskutohet haptas. Vendet e rajonit duhet të forcojnë sundimin e ligjit, të luftojnë korrupsionin dhe të kryejnë reforma të mirëfillta. “Duhet t’i tregojmë Ballkanit Perendimor se BE-ja është partner i besueshëm. Ne jemi këtu, dhe është jetike t’i bashkojmë njerëzit dhe të shohim drejt së ardhmës sëbashku”, thotë Karoline Edtstadler, Ministrja Federale Austriake për BE-në dhe Kushtetutën.

Modernizimi i mëtejmë ekonomik dhe integrimi më i thellë ekonomik rajonal do ta bëjë rajonin më konkurues dhe tërheqës për investime. Emir Đikić, Drejtori i Sekretariatit të CEFTA (Marrëveshja e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë) beson se “ekonomitë e Ballkanit Perendimor do të përfitonin shumë nga tregu i përbashkët i BE-së.

Përshpejtimi i tregtisë së mallrave dhe shërbimeve në të gjithë rajonin përmes uljes së kostove do të përmirësojë konkurrencën dhe do të hapë krijojë investimi.”. Kjo mund të ndihmojë me adresimin e çështjeve të tjera, të tilla si zinxhiri i furnizimit, duke e kthyer kështu prodhimin në Evropë dhe tek të rinjtë që po ikin nga rajoni”, konkludoi Đikić.

Kur tajoni të vendosë për të punuar dhe bashkëpunuar, mund të ketë arritje të mëdha. Për shembull, themelimi i “linjave të gjelbërta”, që mundësuan qarkullimin e shpejtë të mallrave thelbësore përmes kufijve tokësorë të Ballkanit Perendimor pas përhapjes së pandemisë, duke filluar me 2,000 kamionë në prill dhe duke vazhduar tani me 13,000 kamionë në ditë, dëshmon se solidariteti dhe bashkëpunimi rajonal përbëjnë rrugëtimin drejt të ardhmës.

GIZ e ka prezantuar një qasje për Ballkanin Perendimor në vitin 2007 të titulluar Fonde të Hapura Rajonale për Evropën Juglindore (ORF), duke mbështetur rajonin në sektorë të ndryshëm në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Ky aktivitet u organizua bashkarisht nga dy projekte rajonale për Promovimin e Integrimit në BE dhe Tregtisë së Lirë që ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për nismat dhe organizatat rajonale.

Modernizimi i ekonomive në rajon, fillimi i mbylljes së hendekut të zhvillimit, zbatimi i reformave të nevojshme themelore me fokus më të madh në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe administratës publike, do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët, për sa kohë rajoni është duke përparuar në përpjekjet për integrim në BE.

Bashkëpunimi rajonal ofron mënyra për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për sfida të përbashkëta. Askush nuk mund të humbë dhe të gjithë mund të përfitojnë nga agjenda e re rinovuar për bashkëpunim rajonal, e cila do të ndihmojë në reagimin ndaj sfidave që kemi përpara, veçanërisht në menaxhimin e rikmëkëmbjes nga pandemia, duke ndërtuar njëkohësisht të ardhmën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera