Zgjerimi i Aortës, këshillat më të mira si ta mbani nën kontroll

Autori: Gazeta inFokus
08:01 | 13 September 2023
Zgjerimi i Aortës është një sëmundje problematike, e cila prek pikën kryesore që furnizon zemrën me gjak.
Një nga proceset më të rëndësishme për një organizëm të shëndetshëm. Nëse diagnostikoheni me zgjerim të aortës është shumë e rëndësishme të vizitoheni vazhdimisht tek mjeku.
Megjithëse në rastet më të shumta aorta e zmadhuar kurohet vetëm me anë të operacioneve shumë të vështira, ka disa mënyra se si mund të mbani nën kontroll zhvillimin e saj.
Kjo sëmundje mund të mbahet nën kontroll me anë të jetesës së shëndetshme dhe këshillave mjekësore.
Nëse mjeku juaj ju ka dhënë ilaçe për uljen e presionit të gjakut, është e rëndësishme të mos ngrini pesha të rënda.
Kur ju bëni aktivitete fizike të cilat sforcojnë trupin tuaj edhe presioni i gjakut rritet gjë që dëmton më shumë aortën.
Ushqimet që duhet të konsumoni
Pirja e duhanit, obeziteti, alkooli dhe një jetë pasive, duke qëndruar për kohë të gjata pa lëvizur ndikojnë për keq në shtimin e presionit të gjakut.
Këto këshilla vlejnë edhe për personat që duhet të kryejnë operacionin e aortës. Një jetesë e shëndetshme para dhe pas operacionit do t’ju japë rezultate shumë më të mira gjatë shërimit.
Sigurohuni të mbani një peshë trupore në proporcion me gjatësinë tuaj. Është shumë e rëndësishme që masa dhjamore në trup mund të jetë sa më e ulët .
Alkooli është një ndër armiqtë kryesor të zemrës ndaj bëni kujdes, ju mund të konsumoni pije të lehta duke mos i kaluar 1-2 gota. Reduktoni sasinë e kripës deri ne 2.300 miligramë në ditë. Konsumoni shumë ushqime që kanë sasi të ulta kripe duke u fokusuar tek perimet dhe frutat. Mbani gjithnjë nën kontroll presionin e gjakut me një dietë të shëndetshme ushqimore.
Këshillohen shqime si: Spinaqi; lakra; panxhari; tërshëra; bananet; peshku; qepa; hudhrat; vaji i ullirit; shegët dhe arrorët
Aktivitetet sportive
Mbani trupin në formë me aktivitete fizike të cilat nuk forcojnë zemrën.
Aktivitetet më të sigurta janë ato aerobike dhe kërcimi të cilat nuk sforcojnë shumë trupin tuaj. Ushtrohuni në këtë mënyrë 40 minuta rreth katër herë në javë.
Ekspertët këshillojnë të ecni shumë apo të merreni me aktivitete si noti apo xhiro me biçikletë të paktën 30 minuta në ditë. Jini aktivë gjithnjë duke u treguar të kujdesshëm dhe duke mos ushtruar shumë presion mbi veten.
Një dietë e shëndetshme, e pasur me perime dhe pak yndyrna e kombinuar me aktivitetin fizik janë zgjidhja më e mirë e jetesës me sëmundjet e zemrës. Personat që vuajnë nga aorta e zmadhuar mund ta mbajnë atë nën kontroll pa pasur nevojë të operohen nëse ndjekin një stil jetese të shëndetshëm.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Zjarr në një autoservis në Duhël të Suharekës, digjen disa vetura
Një autoservis është përfshirë nga zjarri këtë të shtunë në fshatin Duhël të ...
-
Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE
Idetë që vendet evropiane, të cilat synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropia...
-
Kurti përzihet në zgjedhjet në Zvicërr
Pavarësisht kritikave të shumta për përzierje në zgjedhjet e një shteti tjetë...
-
Lobimi i Presidentes Osmani kthen çnjohjet e proklamuara nga Serbia
Në dy edicionet e fundit të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjit...
-
Blinken beson se Irani nuk është palë e përgjegjshme në programin bërthamor
Vendimi i Iranit për t’ua ndaluar qasjen disa inspektorëve bërthamorë të Komb...
-
Serbia kishte pretenduar se disa shtete ‘ç’njohën’ Kosovën, Osmani takon liderët e tyre – konfirmohet njohja e shtetit e marrëdhëniet diplomatike
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar liderë të shumtë në dy edicionet...
-
Ish-ambasadori amerikan në Serbi: Kurti po shkatërron marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, William M...
-
Shqiptarët po harrojnë drejtshkrimin
Teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Ne s...
-
Haxhiu i reagon Çekut për 27 stadiumet: Mashtrimi nuk kalon
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar ministrit të Kulturës, Rinisë d...
-
Arrestohet në Kukës shqiptari që po transportonte ilegalisht 27 emigrantë në drejtim të Kosovës
Është arrestuar një person në Shqipëri i cili po transportonte 27 emigrantë ...
-
Haradinaj: AAK-ja po rikthehet në Lipjan më fuqishëm se kurrë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë në Lipjan, ku ësh...
-
Avdyli ironizon pas deklaratës së babait të Doarsa Kicës: Tash ka mbetur me i bindë edhe baballarët e LDK-së
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka rea...