Zgjedhjet, të pashmangshme
Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 02 April 2018
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare shihen të pashmangshme pasi koalicioni qeverisës tashmë nuk e ka shumicën në Kuvend, ndërkohë që asnjë parti politike parlamentare nuk ka ambicie për t’iu bashkuar qeverisë “Haradinaj”, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Pas situatës së fundit të krijuar, ku Lista Serbe u largua përfundimisht nga Qeveria, funksionimi i koalicionit qeverisës nuk do të jetë aspak i lehtë. Kështu së paku konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.
Megjithatë, përfaqësues të pushtetit shprehen të vendosur se largimi i Listës Serbe nuk do ta vështirësojë punën e koalicionit, ani pse në Parlament koalicioni ka mbetur me vetëm 53 deputetë.
Sipas zyrtarëve të pozitës, në ditët në vijim mund të ketë edhe ndonjë ndryshim në qeverisje, shkruan më tutje “Zëri”.
Por pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme Falmur Sefajt, i cili vjen nga AKR-ja, ky subjekt ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë vendim nëse do të vazhdojë të qëndrojë apo jo në qeverisje.
E përderisa LVV-ja ka thënë se nuk do të bëhet pjesë e agjendës së Listës Serbe qoftë edhe për rrëzimin e Qeverisë, nga LDK-ja kanë thënë se këtë javë do të dalin me qëndrimin e tyre se kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje
Të tjera
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...