Zgjedhjet parlamentare, por Vjosa Osmani dhe Ramush Haradinaj synojnë Presidencën
Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 14 January 2021
Vjosa Osmani dhe Ramush Haradinaj – që rrallë ndajnë mendime të njëjta – në këto zgjedhje paralamentare garojnë me një aspiratë të përbashkët. Ndonëse zgjedhjet nuk do të jenë presidenciale, përmes tyre të dy synojnë ta zënë ulësen e presidentit të vendit për një mandat pesëvjeçar, siç parasheh Kushtetuta, shkruan Gazeta Express.
Osmani, e cila vazhdon ta ushtrojë pozitën e presidentes së vendit si kryeparlamentare, sot u paraqit në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilin në hollin e Kuvendit nënshkruan një marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhje. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, u bë e ditur se Osmani do të jetë e nominuara e LVV-së për presidente.
Kurti tha se vendi ka nevojë për kryeministër të ri, por edhe për presidente të re, duke shtuar se Osmani e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet.
“Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri, por edhe për presidente të re. Ne e kemi presidenten. Ajo e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet. E ka shprehur integritetin e instititucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje që janë referendum, duhet ta legjitimojmë këtë”, tha Kurti.
Ndërkaq Osmani, që synon të mbes në Presidencë, tha se do ta kërkojë këtë pozitë pasi beson se uniteti i popullit që e përfaqëson presidenti fitohet duke kërkuar qëndrimin e qytetarëve.
“Po, do të kandidojmë me Z. Kurti për kryeministër dhe për legjitimim të presidentes, pra, do të jem unë personi që do ta kërkojë këtë legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit dhe ky unitet më së miri sigurohet në qoftë se kthehemi te ky popull dhe kërkojmë mendimin dhe qëndrimin e tyre edhe rreth presidentit”, tha Osmani.
Më herët, qëllimin për t’u bërë president e kishte shprehur Ramush Haradinaj. Ai donte të bëhej shef shteti qysh kur ish-presidentit Hashim Thaçi s’i kishte mbetur edhe shumë mandat. Kur Thaçi dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, Haradinaj qëllimin e tij për të ardhur në krye të shtetit e bëri kusht për gjithçka ku kishte nevojë për AAK-në.
Këshilli Drejtues i partisë së tij votoi unanimisht për ta nominuar Haradinajn për president. Kjo aspiratë e tij u bë kërcënim i hapur dhe serioz për jetëgjatësinë e Qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja, pjesë e së cilës ishte edhe partia e Haradinajt. Ai e kërcënoi disa herë parnerin e koalicionit se nëse nuk i jep mbështetje për t’u zgjedhur president, ai do t’i bashkohej opozitës për ta rrëzuar Qeverinë e për të shkuar në zgjedhje.
Kërcënimi i Haradinajt ra me rrëzimin e Qeverisë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në dhjetor, e cila e shpalli Qeverinë të zgjedhur në mënyrë kundërkushtetuese, me ç’rast, vota determinuese e ish-deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë u konsiderua e paligjshme.
Sidoqoftë, Haradinaj nuk hoqi dorë nga aspirata. AAK-ja, që zakonisht e kishte Haraedinajn kandidat për kryeministër, tani do të garojë pa ndonjë kandidat për këtë pozitë. Pozita që e kërkon kjo parti është ajo për të cilën ka shprehur dëshirë Haradinaj, atë të presidentit.
Duke i prezantuar disa nga kandidatët për deputetë, Haradinaj sot u paraqit në një konferencë për media si president.
“AAK do të kontribuojë në parlament dhe qeveri dhe me mua si president ta bëjmë Kosovën një shtet me të cilën krenohemi të gjithë dhe të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së. Nesër do të paraqesim listën e plotë të kandidatëve ku dy të tretat janë të rinj”, tha Haradinaj.
Dje, i pyetur për këtë, Haradinaj konfirmoi se garon “vetëm për president”.
Gara ndërmjet Osmanit dhe Haradinajt veçse ka nisur
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, para dy ditësh duke komentuar deklaratat për luftë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ndjehet i fortë pasi Kosova ka një presidente të dobët në detyrë.
Pasi e ‘goditi’ Vjosa Osmanin, Haradinaj iu kthye aspiratës së tij, duke thënë se Kosova ka nevojë për një president “i cili qëndron fort për Kosovën”.
“Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër Shtetit tonë! Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë. Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë.Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s! Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit!”, shkroi Haradinaj.
Kësaj deklarate të Haradinajt iu kundërpërgjigj Faton Peci, shef i kabinetit të Vjosa Osmanit. Ai tha se Haradinaj po e gjykon Osmanin nga fuqia fizike.
“Z.Haradinaj, e kuptoj mendësinë e gjykimit tënd. Si një njeri me sfond prej ushtaraku, edhe politikën e kupton nga prizmi i fuqisë fizike.Në politikë nuk kryejnë punë muskujt, por shkathtësie politike, të cilën ju nuk e keni demonstruar. Kjo, ngase po të ishte kështu do të ishe ende kryeministër, por jo shef i një partie të vogël opozitare, që lufton për mbijetesë”, shkroi Peci.
Ai i ka kërkuar Haradinajt të presë radhën, sepse sipas tij, Osmani “e ka hak të jetë në krye të vendit”.
“Sot, dhimbja jote nuk ka të bëjë me Kosovën, por me vetveten. Prit në të gjelbrën, ka radhë! Kësaj here, edhe pse ushtruese detyre, Vjosa Osmani dëshmoi se jo vetëm që mundet më mirë, por edhe e ka hak të jetë në krye të vendit për një përfaqësim të denjë dhe me guximin për t`i thënë gjërat troç, ngase nuk e ka bishtin e zënë me derë, sikurse shumica e politikanëve të brezit të vjetër”, shkroi ai.
Ndërsa vetë Osmani sot u shpreh e vetëdijshme se për t’u zgjedhur presidente do t’i duhen 2/3 e votave të deputetëve, apo mbi 80 vota.
“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për procedurat në Kuvendin e Kosovës, por një president që ka legjitimitet popullor – presidente në këtë rast – më së miri e përfaqëson pikërisht këtë tipar kushtetues”, tha Osmani.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
23.01 – Kryesisht me vransira dhe erë. Ditën edhe intervale me diell. Pasdi...
-
Nexhmedin Spahiu: Haradinaj i ka gjasat më të mëdha nga të gjithë të bëhet president
Analisti Nexhmedin Spahiu ka vlerësuat se Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush...
-
Ismaili: Programi i PDK-së parasheh vaksinimin e 70% të popullatës
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka prezantuar so...
-
Baton Haxhiu: Dëshirë e imja është që LVV me i marrë 80 ulëse
Gazetari dhe analisti i njohur kosovar, Baton Haxhiu u shprehë se ka dëshirë ...
-
Pallaska i quan sondazhet e publikuara si marrëzi mediale, joprofesionale e të dëmshme
Avokati i njohur kosovar, Dastid Pallaska beson se sondazhet që po publikohe...
-
Endrit Shala reagon pasi Nisma nuk u certifikua: KQZ vendosi sonte për interesin e PDK-së e LDK-së
Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala përmes një postimi...
-
Baton Haxhiu: VV’ja e arriti qëllimin në Kosovë, tash synon të depërtojë në Shqipëri
Publicisti Baton Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me 14 shkurt e mbyll...
-
Kryetari i Zyrës për Certifikim pas vendimit të KQZ’së: E padrejtë të futen në një “thes” veprat penale të kandidatëve
Yll Buleshkaj, kryetar i Zyres per Certifikim, e ka vlerësuar si të padrejtë ...
-
Pas deklarates se Haradinajt per bashkim me Shqiperi, reagon zyrtarisht edhe Rusia
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, di...
-
LDK e quan “aventurë të rrezikshme” taksën 100% të mbajtur nga Kurti
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka emërtuar si “aventurë të rrezikshme” mos-la...
-
Pse Behgjet Pacolli nuk mori pjesë në inaugurimin e presidentit Biden?
Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli pati treguar se kishte marrë ftesë për ce...
-
Reagon Vetëvëndosje pasi nuk iu certifikua lista, akuzojnë Valdete Dakën
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përmes një shkrimi në facebook, pasi kësaj pa...