Lajme

Zgjedhjet në veri, KQZ njofton qytetarët se si mund ta gjejnë qendrën e votimit

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 22 April 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote në katër komunat e Republikës së Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, se përmes “makinës kërkuese” të KQZ-së mund ta gjejnë qendrën e tyre të votimit në zgjedhjet e 23 prillit.

Sipas një njoftimi të KQZ-së, në këtë makinë kërkuese janë përditësuar të dhënat e listës votuese në përputhje me vendimin e KQZ-së për miratimin e listës së qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre.

“Procedura është e thjeshtë,  duke shënuar vetëm numrin personal të identifikimit në makinën kërkuese që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së në hapësirën Gjej qendrën tuaj të votimit, apo në vegzën direkte: https://eomp.kqz-ks.org/ “, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

KQZ përmes faqes së saj zyrtare ka publikuar edhe qendrat e votimit, qytetin se ku mund të votojë qytetari si dhe lokacionin e saktë se ku është vendvotimi.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera