Lajme

Zgjedhjet në veri, Konjufca: Mos e humbni rastin, vota juaj do të ketë ndikim në vendimmarrjen lokale

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 23 Prill 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë në komunat e veriut të vendit.

Konjufca, përmes një postimi në Facebook, tha se zgjedhjet janë mjeti më demokratik dhe mundësia më mirë për qytetarët që përmes votës së lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të bëjnë ndryshimet e dëshiruara.

Ai tha se vota e qytetarëve ka ndikim të madh në vendimmarrje lokale.

-Advertisement-

“Prandaj i ftoj qytetarët me të drejtë vote të  këtyre komunave që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme lokale. Mos e humbni rastin. Vota juaj do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale, në ndryshimet e përgjithshme pozitive dhe në jetën e mirëqenien tuaj”, shtoi ai.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy