“Zgjedhjet në veri duhet të shtyhen patjetër, situata mund të eskalojë”
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 08 December 2022
Zgjedhjet në veri duhet që të shtyhen patjetër për shkak të situatës së krijuar në këtë pjesë të vendin, vlerëson njohësi i rrethanave politike në vend, Arbnor Sadiku.
Sadiku tha se duhet që të dëgjohen thirrje e shteteve mike që zgjedhjet mos të mbahen kohë më të përshtatshme.
Madje ai thotë se nuk mund të ketë organizim të zgjedhjeve kur dihet se nuk do të ketë votues.
“Sigurisht që po, e para e punës është që të mendojmë për organizimin e zgjedhjeve në veriun e Kosovës duhet të dimë se a kemi votues dhe listat partiake të serbëve të veriut të Kosovës a do të marrin pjesë në zgjedhje, nëse nuk marrin pjesë përfaqësuesit e serbëve ato zgjedhje janë legale por jo legjitime sepse nuk e kanë besimin qytetarë dhe ne nuk mund të organizojmë zgjedhje kur e dimë rezultatin që nuk kemi votues”.
“Shqyerja e këtyre zgjedhjeve do të ishte rruga më e mirë e duhur për Kosovën dhe të arrihej një lloj konsensusi me faktorët ndërkombëtarë që të krijohen kushte më të mira për t’u mbajtur zgjedhjet”, tha ai.
Sadiku tha se veprimet e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve e dërgojnë vendin në një eskalim të situatës.
Ai theksoi se për qytetarët shqiptarë në veri nuk ka siguri dhe nuk ka sundim të ligjit, sipas tij, atje veprojnë banda kriminale të cilat janë të udhëhequra nga presidenti serb dhe Lista Serbe.
“Veprimet e fundit të qeverisë të qojnë drejt eskalimit të situatës atje. Ju e keni parë që policia e Kosovës atje nuk është duke reaguar, më shumë janë duke patrulluar policët ndërkombëtarë të EULEX-it e kështu më radhë”.
“Atje nuk ka siguri as për qytetarët shqiptarë sepse në e pamë një video ku një shqiptarë ndiqej nga bandat serbe në veriun e Kosovës dhe kjo tregon se atje nuk ka sundim të ligjit, por ka banda që e ruajnë një farë status kohe që janë të udhëhequra dhe të bindura nga qeveria e Vuçiqit dhe lista serbe. Ne duhet të diskutojmë me miqtë ndërkombëtar që të arrihet një klimë më e mirë për tu mbajtur zgjedhjet atje”, tha ai.
Të tjera
-
Me këngë e valle, hapet Ura e Madhe në Kukës/ Pamje
Ura e Madhe e Kukësit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve. Kryemini...
-
Gripi i shpezëve konfirmohet në Shqipëri, AUV merr masa të menjëhershme
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) po monitoron me kujdes situatën zo...
-
Formula 1, Verstappen dhe 0.005% që bën diferencën
Çmimi i Madh i Brazilit do të jetë pjesë e historisë së Formulës 1 pasi finis...
-
Barcelona në alarm të kuq për shkak të stuhisë, aeroporti kthehet në “liqen”
Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën...
-
Pas LDK dhe AAK-së, edhe PDK-ja thotë se nuk e voton buxhetin
Partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK janë deklaruar se nuk do ta votojnë proje...
-
Lekaj: RTK-ja është Radio Televizioni i Kurtit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka thënë se RTK...
-
Kurti takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe
Ura e madhe e Kukësit është hapur këtë të hënë. “HAPET URA E MADHE e Kukës...
-
Hapet Ura e Madhe e Kukësit pas disa muajsh vonesë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministrja Be...
-
Trump-Harris, dita e fundit e garës! Demokratja, avantazh në rang kombëtar me tre pikë!
Gara për Shtëpinë e Bardhë në SHBA 2024 hyn sot në ditën e saj të fundit. Më ...
-
Hoti: RTK-së, AKI-së dhe AJ-së iu cenua pavarësia e punës së tyre
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se tri institucioneve vitale të Kos...
-
Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë
Analisti Shenoll Muharremi ka nxjerr statistika e krahasime e ku sipas tij ko...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...