Lajme

Zgjedhjet në Shqipëri, mbyllet numërimi në disa bashki

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 26 April 2021

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin.

Procesi i votimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionerëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 457,601 vota, e pasuar nga PD-AN me 366,787 vota. LSI deri më tani ka marrë 64,057 vota, kurse PSD 20,735. Nisma Thurje deri më tani ka 5,914 vota.

-Advertisement-

PS ka siguruar 75 mandate deri tani, pasohet nga PD me 57, LSI 5 dhe PSD 3, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Deri më tani PS kryeson në 9 qarqe, ndërkohë që rezultati është i ngushtë në Dibër.

Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 3226.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat, sot tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve, ndërsa në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera