Lajme

Zgjedhjet në Serbi/ Begaj thirrje shqiptarëve: Duhet pjesëmarrje masive

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 16 December 2023

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pasur një mesazh për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Ai thekson se zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin politik dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

“Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë”.

-Advertisement-

Begaj thekson se, duke shpresuar në një proces sa më demokratik, “ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm”.

Më herët ishte ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili reagoi për zgjedhjet që do të mbahen të dielën.

Në një postim, Hasani iu uroi gjithashtu fitore kandidatëve shqiptarë për deputetë.

“Të dielën, më 17 dhjetor, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të votojnë për të zgjedhur deputetët shqiptarë për Kuvendin e Serbisë. I ftoj ata të dëshmojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje. Votoni kandidatët shqiptarë, pasi kështu do të votoni për të ardhmen tuaj më të mirë, në mbrojtje të të drejtave tuaja, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe orientimit evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera