Lajme

Zgjedhjet në Podujevë, KQZ nis përgatitjet

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 23 October 2020

Më 29 nëntor do të mbahen zgjedhjet lokale në Podujevë.

E për këtë KQZ ka nisur përgatitjet për këto zgjedhje, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate për media KQZ ka njoftuar se do të mbajë takim rreth orës 10:00.

-Advertisement-

“Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës”, thuhet në komunikatën.

Poashtu pjesë e këtij takimi do jenë edhe disa pika të tjera.

“ Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.Formimi i Këshillit Mbikëqyrës për aktivitetet e informimit public për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicën e Veriut që do të mbahen më 29 nëntor 2020. – Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së ZRPPC për ndryshimin në planin e punës së KQZ-së për vitin 2020.

Kujtojmë që pas emërimit të Agim Veliut në postimin e Ministrit të Brendshëm, Podujeva është duke udhëhequr nga nënkryetari Nexhmi Rudari./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera