Opinione

Zgjedhjet në Mal të Zi, dhe “Rënia e Millo Gjukanoviqit”

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 04 September 2020

Milo Gjukanoviq, ishte vetëm 26 vjeç, kur ishte anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, ish-basketbollist dhe një “Yll” i Lidhjes së Komunistëve të Malit të Zi. Para së gjithash, duhet thënë se katër-pesë muaj më pas ai do të shndërrohej në marionetë të Milosheviqit gjatë të ashtuquajturit “Revolucion antiburokratik” që do të largonte udhëheqjen malazeze dhe do ta instalonte udhëheqjen e re, vasale ndaj Milosheviqit, me në krye Gjukanoviqin, Momir Bulatoviqin dhe Svetozar Maroviqin.

Pas rënies së monizmit, Lidhja e Komunistëve u shndërrua në Partinë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi dhe treshja vazhdoi të ishte aleatja kryesore e Milosheviqit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Për më tepër,  nacionalizmi serbomadh i Gjukanoviqit shpesh ia kalonte atij të Milosheviqit, posaçërisht gjatë rrethimit dhe bombardimit të Dubrovnikut.

Por, nga mesi i viteve ’90, Gjukanoviqi u distancua nga Milosheviqi, kurse, Bulatoviqi mori anën e Milosheviqit, por zgjedhjet në republikë vazhdoi t’i fitonte pa prajtur Gjukanoviqi. Ai më pas do të deklarohej pro bombardimeve të NATO-s më 1999, do t’i kërkonte falje Kroacisë për bombardimin e Dubrovnikut nga territori malazez, do ta zëvendësonte dinarin jugosllav me markun gjerman dhe do të fillonte fushatën për pavarësinë e Republikës së Malit të Zi.

-Advertisement-

Dje ishte bërë e ditur përfundimisht se Presidenti malazez, Millo Gjukanoviq dhe Partia e tij Demokratike e Socialistëve (DPS) shënuan dështim në zgjedhjet parlamentare të së dielës (30 gusht 2020). Por, mbetet e paqartë se si do të bashkëpunojnë tre partitë opozitare – të cilat duket se kanë fituar një shumicë së bashku dhe se programet e të cilave ndryshojnë dukshëm  duke nisur nga mbrojtja e lidhjeve më të ngushta me Rusinë e deri te përpjekja për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Siç e dimë partia DPS, e M. Gjukanoviqit është pro-perëndimore, dhe mund të rrëzohet nga pushteti pas tre dekadash, pas zgjedhjeve me rezultat të ngushtë, që i dhanë një përparësi të vogël kampit të opozitës. Ky rrotacion pushteti mund ndodhi me lehtësi, nëse rivali kryesor i DPS-së, blloku pro-serb, bashkohet me dy listat tjera të opozitës, mund të çojë në rrëzimin e DPS-së nga pushteti, që do të shënonte një tërmet politik në Mal të Zi.

Që nga shpërbërja e Jugosllavisë, DPS kurrë nuk i ka humbur zgjedhjet, por, këtë vit kjo parti u sfidua fuqishëm nga e djathta e mbështetur edhe nga kampi pro-serb, i cili dëshiron lidhje më të ngushta me Beogradin dhe Moskën.

Mediat e huaja si : BBC, AFP, Rueters, si dhe Franc Press, raportuan se një rezultat të dobët të DPS-së, ia atribuojnë përplasjeve me Kishën Ortodokse Serbe, e cila për muaj të tërë ka mbizotëruar debatin politik në këtë vend.

Rezultatet e zgjedhjeve janë një dështim i madh për DPS-në, e cila ka qenë në pushtet për tre dekada, si dhe Gjukanoviqin, i cili e drejtoi vendit përmes shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë, shkëputjes nga Serbia më 2006 dhe anëtarësimit në NATO më 2017.

Qeveria pro-serbe mund ta afrojë vendin më pranë Serbisë dhe Rusisë, por nuk pritet që ta largojë atë nga NATO-ja ose të heqë dorë nga planet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Liderët e opozitës dhe drejtuesit e organizatave për demokraci dhe të drejtat e njeriut, kanë akuzuar prej kohësh Gjukanoviqin dhe PDS-në se po drejtojnë Malin e Zi si një feud të tyre korruptiv përmes lidhjeve me krimin e organizuar.

Çdo qeveri e ardhshme do të duhet të angazhohet për të zgjidhur situatën e rënies ekonomike që filloi në vitin 2019, e cila më pas u përkeqësua nga pandemia e koronavirusit, që përfshiu të ardhurat e turizmit.

Përfshirja e kishës ka inkurajuar pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje, dhe shumë votues duket se kanë dëgjuar këshillat e priftërinjve për të votuar kundërshtarët e qeverisë, situatë kjo, ka krijuar mundësinë për një ndryshim të parë të qeverisë në Mal të Zi. Sidoqoftë, do të ketë shqetësime për shkak të elementëve pro-rusë, dhe nacionalistë serbë midis partive opozitare nëse arrijnë të formojnë një qeveri koalicioni, duke shtuar se një ndryshim i qeverisë pas gati 30 vjetësh do të dërgonte një mesazh botës për Malin e Zi.

Në anën tjetër, nuk është sqaruar se kush do të udhëheqë qeverinë e ardhshme në vendin që është e përfshirë në luftën për ndikim në Ballkan midis, mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, Rusisë dhe aleatëve të saj.

Sipas parashikimeve fillestare, të tre partitë e opozitës mund të marrin së bashku 41 nga 81 vendet në parlament, por, mbetet për tu parë nëse ata do të jenë në gjendje të bien dakord për një qeveri të përbashkët, siç ishte premtuar, duke pasur parasysh programet e tyre të kundërta.

Në anën tjetër përgjegjësia e koalicionit “URA”, që udhëhiqet nga deputeti kontravers Dritan Abazoviq, është jetike, duke ditur se ai në këtë moment ka çelësin për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, pas zgjedhjeve të lira dhe demokratike të mbajtura me 30 gusht 2020. Deputeti Abazoviq me koalicionin e tij, “Ura”, ka të drejtë të mos e mbështes M. Gjukanoviqin, pasi që ky i fundit kishte qëndruar në pushtet rreth 3 dekada,  por në anën tjetër  ai nuk duhet shndërruar në “Kal Troje”, i interesave ruso serbe në Mal të Zi, dhe Ballkan, pra z. Abazeviq për mendimin tim nëse vërtet ndien veten sado pak shqiptar, në kuptimin e plotë të fjalës, së paku për dy gjëra nuk duhet bëj kompromise,  : Mal i Zi nuk duhet heq dorë nga perspektiva euro-atlantike, si dhe të garantohet mos tërheqja  e njohjes  së Kosovës shtet, nga Mali i Zi, edhe pse ç ‘njohja e shteteve për studiuesit e të Drejtës Ndërkombëtare Publike, nuk ekziston si terminologji ndërkombëtare politike, por, kjo përdoret nga Serbia, si lojë për dobësimin e Kosovës në arenën politike, dhe diplomatike ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera