Lajme

Zgjedhjet në Kosovë, mediat serbe kanë një “gëzim” dhe një “hidhërim”! Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 12 June 2017

Ndonëse ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të fundit në Kosovë, rezultatet paraprake i kanë komentuar edhe mediat serbe.

Bëhet fjalë për mediumin Kurir.rs, përcjell Telegrafi, i cili në titullin e saj lidhur me këto zgjedhje shkruan. “Fituan kriminelët, Lista Serbe e katërta!”

“I ashtuquajturi Koalicioni i UÇK-së, në të cilin janë ish-udhëheqësi i organizatës terroriste Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj, fitoi zgjedhjet parlamentare të djeshme në Kosovë”(sic) shkruan ky medium.

-Advertisement-

Po sipas këtij mediumi, ky koalicion fituan 34.2 për qind të votave, e dyta është Lëvizja Vetëvendosje me 26.3 për qind, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.8 për qind, ndërsa Lista Serbe e katërta me 4.2 për qind të votave, e cila ka të ngjarë të fitojë edhe të gjitha 10 vendet që ndahen për serbët.

Duke komentuar udhëheqësin e iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, ky medium ka shkruar se më shumë gjasa për të formuar një qeveri në Prishtinë kanë partitë që janë të dala nga “krahu i luftës”.

“Në Mitrovicë serbët mbrëmë kanë festuar rezultatin e kënaqshëm të Listës Serbe. Qytetarët që mbanin flamuj serbë u mblodhën në qendër”, shkruan në fund të artikullit të këtij mediumi. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera