Lajme

Zgjedhjet në Gjermani, sondazhet flasin për garë të ngushtë, kryesojnë të majtët

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 26 September 2021

Gjermanët po votojnë sot për kancelarin e ri që do të pasojë Angela Merkel dhe do të drejtojë ekonominë e katërt më të madhe në botë.

Parashikimet e sondazheve bënë me dije se gara ishte shumë e ngushtë, por socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD) janë në epërsi ndaj partisë së Merkel, Bashkimi Kristian Demokratik (CDU) i qendrës së djathtë.

Sipas CNN, kjo do të thotë se mund të kalojë ca kohë para se të formohet një koalicion fitues dhe të shpallet fituesi përfundimtar.

-Advertisement-

Ata që rreshtohen si kandidatë për të zëvendësuar Merkelin janë Armin Laschet, një aleat i vjetër i Merkelit dhe udhëheqës i CDU që nga janari; Olaf Scholz, udhëheqës i SPD-së me prirje të majtë; dhe Annalena Baerbock e të Gjelbërve.

Shqetësimet mjedisore dhe shqetësimet ekonomike janë shfaqur si çështje kyçe në fushatë, të nxitur nga përmbytjet vdekjeprurëse që shkatërruan pjesë të Gjermanisë këtë verë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera