Lajme

Zgjedhjet në Francë, Presidenti Macron fiton shumicën

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 19 June 2017

Partia e presidentit francez Emmanuel Macron, sipas rezultateve paraprake, ka fituar shumicën parlamentare, e kjo vetëm pak javë pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale.

 

Sipas exit-polleve, partia e tij Republika në marshim, bashkë me aleatët e Modem, ka fituar 355 deri në 425 vende në asamblenë kombëtare me gjithsej 577 vende.

-Advertisement-

Marzhi i fitores sidoqoftë është më i ulët nga sa shumëkush e priste me pjesëmarrjen në zgjedhje që po ashtu ka shënuar rënie në krahasim me 2012.

Partia është krijuar vetëm një vit më parë me gjysmën e kandidatëve të saj që kanë pak apo aspak eksperiencë politike.

Nëse konfirmohet, rezultati do t’i japë presidentit Macron një mandat të fuqishëm në parlament për të ndjekur planet e tij të reformave.

Dy exit polle projektonin Republikën në marshim dhe aleatët e saj me 355 deri 360 vende të fituara, por një exit poll i tretë u jepte atyre një shumicë më të madhe nga 395 në 425 vende.

Raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare u shënua nga një pjesëmarrje më e ulët në votim dhe dukshëm më e ulët nga ajo e pesë viteve më parë.

Sipas korrespondentëve, mund të ketë ndodhur që kundërshtarët e Macron thjeshtë të mos jenë shqetësuar të dalin në votime në raundin e dytë. /tch/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera