Lajme

Zgjedhjet në Francë, partia e Macron në avantazh

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 11 June 2017

Në Francë, sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare. Pjesë e garës, është për herë të parë partia e re e presidentit të ri francez, “En marche”.

Macron, i cili i fitoi me një epërsi të konsiderueshme zgjedhjet presidenciale të 7 majit në Francë, pritet të dalë me rezultate të kënaqshme edhe në procesin e sotëm zgjedhor.

Pritshmëritë vijnë pas sondazheve që tregojnë se partia e tij e qendrës, do të fitojë të paktën 30% të votave dhe do të pasohet nga Republikanët e krahut të djathtë me 20 për qind dhe Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë me 17 për qind.

-Advertisement-

Janë 7,882 kandidatë garojnë për Dhomën e Ulët të Parlamentit, e cila ka 577 vende.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera