Zgjedhjet mund të mbahen në vjeshtë
Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 19 March 2019
Qeveria “Haradinaj” ka arritur ta çojë gati në gjysmë mandatin e saj pavarësisht mungesës së numrave të nevojshëm në Kuvend dhe kërkesës së vazhdueshme të opozitës për rrëzimin e saj, por edhe pakënaqësive të partnerit të madh të koalicionit qeverisës (PDK) me taksën.
Megjithatë, analistët politikë vlerësojnë se me shumë gjasë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vjeshtë, shkruan gazeta “Zëri”.
Menjëherë pas formimit të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja e LVV-ja, kishin nisur të paralajmëronin rrëzim të Qeverisë, respektivisht zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Por ndonëse janë bërë rreth një vit e gjysmë prej formimit të Qeverisë aktuale opozita nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret që do të çonte drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Ndërkohë, pos opozitës, me rrëzim të Qeverisë kohët e fundit kanë kërcënuar edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeparlamentari Kadri Veseli.
Derisa kreu i shtetit në tetor të vitit të kaluar i pati bërë thirrje Haradinajt që të “korrigjohej” rreth çështjes së dialogut, kreu i Kuvendit gjatë këtij muaji tha se nuk rri as dy ditë në një Qeveri e cila i cenon raportet me SHBA-në.
Këto kërcënime nga ana e dy liderëve institucionalë kanë ardhur si pasojë e këmbëngulësisë së kryeministrit për moskorrigjim të kufijve dhe për mossuspendim të taksës së vendosur ndaj produkteve serbe.
Të tjera
-
Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdarë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autor...
-
Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi
Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Un...
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për d...
-
Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zon...
-
Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për kri*e lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën...
-
Osmani mbledh partnerët pas OKB-së: Kosova krenare që ka kaq shumë miq
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mble...