Lajme

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 21 June 2017

Klan Kosova mëson nga burimet e saj se presidenti i vendit, Hashim Thaçi tashmë e ka vendosur këtë datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe se pritet që gjatë ditës së sotme të shpallë këtë datë me dekret.

Gjatë ditës, kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka mbajtur një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike pikërisht për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Në këtë takim, përfaqësuesit e partive politike u shprehën se mbajtja e zgjedhjeve lokale më 22 tetor është koha më e përshtatshme.

Në ndërkohë që kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në këtë takim ka thënë se sa më herët që mbahen zgjedhjet lokale, është aq më mirë, duke marrë parasysh që koha e certikimit të rezultateve zgjedhore mund të marrë shumë kohë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera