“Zgjedhjet e vetmja zgjidhje”
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 03 November 2018
Pas dështimit të votimit të rezolutës së LDK-së lidhur me dialogun me Serbinë, por edhe bllokimit tash e sa kohë të punës së Kuvendit të Kosovës, analistët dhe njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se situata aktuale në Kosovë është kaotike, kurse daljen nga kjo situatë e shohin te zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Analisti Ramush Tahiri, ka thëne për Telegrafin se situata në vend është në kaos dhe se zgjidhja për të dalë nga ky kaos janë zgjedhjet ose marrëveshje për bashkëqeverisje.
“Situata në Kosovë është kaotike. Zgjedhjet janë zgjidhja për të dal nga kjo situatë ose marrëveshja për bashkëqeverisje. Një marrëveshje për qeveri teknike ose kuvendi ta shpërndaj vetveten dhe të nxjerr legjitimitet të ri”, potencoi ai për Telegrafin.
Edhe Imer Mushkolaj u shpreh se Kuvendi i Republikës së Kosovës është bllokuar dhe nuk mund të vazhdoj kështu pafundësisht.
Ai theksoi për Telegrafin, se nëse nuk gjendet zgjidhje, atëherë Kuvendi duhet të shpërbëhet.
“Kuvendi është bllokuar dhe nuk mund të vazhdoj kështu pafundësisht. Po qe se nuk gjendet zgjidhje, atëherë duhet të shpërbëhet. Vetëm presioni ndërkombëtar mund të bëjë që Kuvendi të mund të vazhdoj punën, të paktën për kalimin e disa ligjeve të rëndësishme”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.
Politologu, Musa Preteni potencoi se situata politike në Kosovë është e komplikuar.
Siç tha ai është krijuar një paradoks në vend pasi pozita dhe opozita nuk mund të lëvizin pa njëra-tjetrën.
“Madje kemi një situatë paradoksale ku mazhoranca nuk mund të kalojë ligjet e saj në Kuvend pa përkrahjen e opozitës, por edhe në anën tjetër opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar qeverinë. Pra kemi një situatë të rrallë politike ku pozita dhe opozita nuk mund të lëvizin pa njëra tjetrën”, tha ai.
Preteni, tha se kjo situatë e mjegullt e ka bërë kuvendin e Kosovës jofunksional, në kohën kur edhe presioni ndërkombëtar po rritet për kalimin e projektligjeve që lidhen direkt me procese të rëndësishme të Kosovës.
“Ky kuvend ose duhet të shpërbëhet dhe të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ose duhet të ketë një marrëveshje mes spektrit politik si fazë tranzicioni deri tek zgjedhjet që do të duhej të mbaheshin shpejt. Siç po shihet nuk ka një disponim nga spektri politik për zgjedhje të shpejta, madje as diplomatët e huaj nuk po interesohen për diçka të tillë për faktin që një qeveri e ardhshme do të mund të ishte sërish e pafuqishme për t’i shtyrë procese të rëndësishme përpara sidomos në momentumin politik që gjendet Kosova në dialog me Serbinë, e ku po shihet qartë presion i madh ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshje”, tha ai për Telegrafin.
E sa i përket rezolutës së LDK-së ai theksoi se skena politike është e ndarë e cila u dëshmua edhe me rrëzimin e kësaj rezolute.
“Por, një gjë është e qartë konsensusi duhet të arrihet qoftë tani qoftë pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Dialogu është rrugë e pashmangshme e Kosovës”, tha ndër të tjera Preteni.
Të tjera
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...