Lajme

Zgjedhjet e qershorit, Dashamir Tahiri rrëzon Bashën: Vendosi sovrani

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 29 July 2017

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Tahiri, i cili nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ri, ka komentuar rezultatin negativ të opozitës shqiptare në Qarkun e Vlorës.
Sipas tij, vendosja e dy personave anonimë në krye të listës nga Lulzim Basha në Vlorë dhe koha e pamjaftueshme për t’u organizuar, ishin dy arsye kryesore që Partia Demokratike u ndëshkua në Vlorë.

Shkaqet e renditura nga Tahiri nuk përputhen me pretendimet e Lulzim Bashës, i cili pas humbjes së zgjedhjeve shikon blerjen e votave me paratë e krimit dhe të drogës. Tahiri thotë se rezultati ishte vendim i sovranit. Ndërkaq, Tahiri ka përjashtuar kandidimin në të njëjtën listë me Vangjel Dulen si një ndër rrethanat, të cilat ndikuan në rezultat.

Nëse do të garoja vetëm, do të isha pjesë e parlamentit të ri. I vetëm do të fitoja mandatin. Qenia me z. Dule në një listë, nuk ka asnjë lidhje me rezultatin. Kjo ishte një zgjedhje e koalicionit. Unë isha i detyruar nga koalicioni. Arsyet e këtij rezultati? Së pari, nuk kishte kohë për organizim. Koha ishte shumë e shkurtër. Së dyti, lista e kandidatëve kishte probleme.
Sidomos dy kandidatët e parë, të cilët nuk u votuan as në fshatrat e tyre. Pra, dy të parët ishin njerëz të panjohur, aq sa nuk i votuan as fshatrat e tyre. Së treti, ishte sovrani. Vendoi sovrani. Siç të thash, po të isha vetëm, do të kisha fituar. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të dal i vetëm”, – tha Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera