Zgjedhjet e brendshme të LVV-së, Konjufca tregon arsyen pse Kurti nuk ka kundër kandidat për postin e kryetarit të partisë

Autori: Gazeta inFokus
14:24 | 25 September 2022
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëhrësh edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas votimit në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie tha se vetëm Albin Kurti nuk ka kundër kandidat për këto zgjedhje.
“Për Kryetar të VETËVENDOSJE, sot vetëm Albin Kurti nuk ka kundër kandidat. Jo për shkak të asaj që thonë oponentët tanë politikë, por sepse ky ishte qëndrimi i të gjithë anëtarëve tanë të partisë, pa përjashtim. Shtoja kësaj që, kandidimi i dikujt vetëm sa për sy e faqe, nuk i shërben demokracisë, por përkundrazi e dëmton seriozisht atë”, ka shkruar Konjufca.
Konjufca tutje shtoi se LVV, e dëshmoi për të katërtën herë demokracinë e saj në zgjedhje.
“Lëvizja VETËVENDOSJE sot është më e fortë se kurdoherë më parë dhe po tregon për të katërtën herë demokracinë e saj të brendshme progresive dhe të shëndetshme. Sot po përfundon procesi i votimit në 43 qendra të Lëvizjes VETËVENDOSJE në nivele të ndryshme të zgjedhjeve, dhe ne sapo e kryem obligimin tonë partiak dhe qytetar”, ka thënë ai.
Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje këtë të diele i ka mbajtur zgjedhjet e brendshme të partisë dhe për postin e të parit të kësaj partie është vetëm Albin Kurti.

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...