Lajme

​Zgjedhja e Talat Xhaferit në krye të Qeverisë së Maqedonisë vlerësohet si hap pozitiv për tërë rajonin

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 28 January 2024

Analisti politikë Dritëro Arifi ka deklaruar se faktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, deri në arritjen e madhe të ditës së sotme, ku për herë të parë do të zgjidhet një kryeministër shqiptar, dhanë kontribut të madh shoqëria shqiptare në këtë vend dhe sakrifica e lufta e UÇK-së, sepse historia kështu fillon.

Arifi tha për KosovaPress, se lufta e UÇK-së i ka dhënë një faktorizim të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

Dieta kundër plakjes e Brigitte Macron-it: E modës së vjetër, por efektiveMarrëdhëniet intime me ish-partnerin: Kjo është një arsye “për”Rruga e Jetës numër 5: Kuptimi numerologjik, personaliteti …Lista prej pesë kandidatëve potencial për të zëvendësuar Xavin tek BarcelonaJava e 35-të e shtatzënisë: Muaji i tetë po përfundon, trupi juaj është gjithnjë e më i…

-Advertisement-

“Ky është një lajm jashtëzakonisht shumë i mirë dhe pozitivë, jo vetëm për shqiptarët në Maqedoni por për tërë rajonin. Mirëpo kjo e ka një histori shumë të dhimbshme, një sakrificë të madhe të popullit shqiptar dhe në veçanti të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, mos të harrojmë për këtë arritje kaq të madhe duhet të falënderojmë kontributin e madh të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, sakrificën, dhunën, luftën e UÇK-së, sepse historia kështu fillon, ajo në një farë mënyre ia dha një faktorizim shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe nuk duhet të harrojmë politikën paqësore të shqiptarëve që kanë udhëhequr me vite dhe në fund nuk duhet ta harrojmë mikun tonë, SHBA-të, të cilat i faktorizuan shqiptarët e Ballkanit Perëndimor,” thotë Arifi.

Ai shtoi se që nga Marrëveshja e Ohrit, Prespës, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe tash rrugëtimi i saj në BE, faktor kryesor janë shqiptarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera