Zgjedhja e presidentit të ri të Shqipërisë, krejt çka ndodhi dje në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus
11:51 | 05 Qershor 2022
President i 8-të me radhë i Shqipërisë është zgjedhur dje Bajram Begaj, nga Partia Socialiste.
Në procesin e zgjedhjes së presidentit, mbrëmë morën pjesë 83 deputetë, prej të cilëve 78 kanë votuar pro Begajt, katër kundër dhe një ka abstenuar.
Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.
Ndërkaq, i pari që e uroi Begajn, ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili u shpreh se Shqipëria tashmë ka një president normal
“I kemi dhënë shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, të humanizmit dhe patjetër edhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit”, është shprehur ai.
Rama tutje u shpreh se zgjedhja e presidentit, nuk ishte një proces i lehtë.
Edi Rama fillimisht la vendin e të e tij në parlament, dhe u ul tek karriget e deputetëve, afër Bajram Begajt, i cili prej fillimit të seancës ishte ulur tek llozhat e sallës, nga ku ndoqi një për një deputetët tek votonin për të, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë për të hyrë në zyrën e presidentit, Bajram Begaj duhet të presë 24 korrikun, atëherë kur i mbaron mandati Ilir Metës. Ndonëse u mendua që Meta mund të shfaqej si pengesë për socialistët në zgjedhjen e presidentit të ri, kjo nuk ndodhi për pasuesin e tij, ushtarakun Bajram Begaj.
Begaj dorëzoi te Kryeministri dhe ministri i mbrojtjes dorëheqjen nga posti i shefit të shtabit të forcave të armatosura. Por ligji i forcave të armatosura sanksionon që ushtarakët në shërbim aktiv nuk mund të zgjidhen dhe as të emërohen në detyra të tjera shtetërore. Lirimin nga detyra e dekreton Ilir Meta, si Komandat i Forcave të Armatosura.
Disa orë pas diskutimeve Meta publikoi një video nga Stambolli, ku ishte për një vizitë zyrtare. Duke e firmosur lirimin nga detyra e ushtarakut aktiv, Bajram Begaj shkoi drejt parlamentit, për marrjen e postit të presidentit, në mënyrë të sigurt.
Madje pasi Begaj u votua në parlament Ilir Meta e ka uruar përmes një postimi në Facebook. Meta ka ndarë foton e Begajt në momentin kur është mësuar se është zgjedhur president duke e uruar për detyrën e re si kreu i shtetit.
Kurse nga ana e opozitës ka pasur kontestime. Kjo e fundit nuk ja doli që t’i marrë maxhorancës të drejtën për të propozuar Presidentin, megjithatë 26 përfaqësues të saj ishin në seancë plenare.
Në mes të një përplasjeje të forta numrash dhe lëvizjesh deputetësh, demokratët u treguan të kujdesshëm që votat e tyre në votimin e fshehtë të mos rridhnin. Enkelejd Alibeaj ja doli të bindë deputetët e tij të mos shkojnë në seancë plenare dhe të bojkotojnë por Berisha dhe deputetët e tij kishin një tjetër strategji. Kishin paralajmëruar se do të votonin kundër çdo kandidati që do të sillte Edi Rama në Parlament. Grida Duma nuk është pjesë e atij që njihet si grupimi i Sali Berishës, por qartë ka vendosur të mos jetë në rreshtin e Enkelejd Alibeaj ndaj edhe nuk ju përgjigj kërkesës së tij për bojkot, shkruan Abcnews.
Në seancë krahas Dumës mori pjesë edhe Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferaj dhe Ervin Salianji. Katër aleatët historik të PD ishin në seancë për të respektuar procesin. Por jo për të shprehur vullnetin përmes votës.
LSI u zotua përmes Monika Kryemadhit se 3 votat e deputetëve të saj që morën pjesë në seancë do të ishin kundër, Bajram Begajt.
Tre deputetët e PDIU erdhën në seancë por nuk mbajtën një qëndrim për votën e tyre. Sali Berisha kërkoi që përpara se të niste procesi i votimit të shprehej për shkeljen e kushtetutës që mazhoranca po konsumonte me kandidatin për President. Pas kësaj Berisha dhe deputetët e tij, bojkotuan votimin.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...

































