Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit drejt zhbllokimit
Autori: Gazeta inFokus
19:01 | 22 August 2017
Kuvendi i Kosovë pritet që këtë javë të bëjë një përpjekje të re në kuadër të përmbylljes së seancës konstituive, që ka si qëllim zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të këtij institucioni.
Ndërkohë, përpjekjet e partive politike në koalicionin PAN ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për të siguruar votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, janë duke vazhduar.
Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci, ka thirrur për të enjten vazhdimin e seancës së nisur që nga 3 gushti.
Analisti politik, Imer Mushkolaj tha për Radion Evropa e Lirë se lëvizjet e fundit politike nga subjekti Aleanca Kosova e Re, e cila ka paralajmëruar zgjidhje edhe jashtë koalicionit të saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën, japin indikacione se konstituimi i Kuvendit do të ndodh shpejt.
“Krijimi i institucioneve të reja brenda kësaj javë është në dorën e zotit [Behgjet] Pacolli. Ai ka dhenë sinjale të qarta se tashmë dëshiron që ta zhbllokoj situatën. Natyrisht që kur e thotë një gjë të tillë dihet se po i bashkohet koalicionit PAN. Kjo zvarritje e mëtejme, thënë kushtimisht, varet shumë vetëm nga mënyra sesi zoti Pacolli do të behet pjesë e Qeverisë, respektivisht nga pozitat që ai mund t’i kërkojë për vete dhe partinë e tij”, thotë Mushkolaj.
Zgjidhja që ka ofruar Aleanca Kosova e Re, vijon Mushkolaj, bëhet edhe më e besueshme për faktin se nuk ka asnjë përafrim apo ndonjë marrëveshje ndërmjet partive të tjera, përkatësisht ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë kontradikta shumë të mëdha dhe tash për tash bashkëpunimi mes tyre mungon dhe nuk mund të bashkëpunojnë për të krijuar një shumicë të nevojshme. Andaj, Pacolli shihet si zhbllokues i situatës”, thekson Mushkolaj.
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ditë më parë pati thënë se një Qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte zgjidhje për zhbllokimin e nyjës politike për formimin e institucioneve.
Edhe Valmir Ismajli, analist nga organizata joqeveritare “Demokraci Plus”, konsideron se bllokadës së formimit të institucioneve. e cila ka nisur që nga data 3 gusht, gjatë kësaj jave mund t’i vije fundi.
Ai thotë se tash më është e qartë se Aleanca Kosova e Re, do t’i bashkohet koalicionit PAN dhe do të largohet nga koalicioni i njohur si LAA-së, ku bëjnë pjesë Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativa.
“Këtë të enjte pritet që të kemi konstituimin e Kuvendit. Zoti Veseli duket se do të jetë prap kryetar i Kuvendit me votat e AKR-së. Nuk është shumë e qartë nëse do të kemi edhe Qeverinë në këtë javë, pasi që PAN-i do t’i bëj edhe disa kalkulime duke llogaritur se mund të ‘peshkojë’ edhe ndonjë deputet tjetër nga koalicioni LAA ose ndonjë përllogaritje sa i takon zgjedhjeve lokale”, tha Ismajli.
Sipas Ismajlit, pas konstituimit të Kuvendit, formimi i Qeverisë se re mund të shtyhet për shkak të numrave jo të mjaftueshëm të votave. Ai konsideron se pavarësisht nëse votat për formimin e saj do të sigurohen, Kosova mund të ketë sërish një Qeveri të paqëndrueshme.
“Kurdo që të ndodh formimi i Qeverisë nuk do të jetë stabil, sepse numri është shumë minimal dhe do të detyrohet që çdo herë të gjithë anëtarët e partive në pushtet të jenë të pranishëm në Kuvend, në mënyrë që ta mbivotojnë opozitën. Pra, edhe nëse kemi Qeveri ajo do të jetë jostabile dhe me një afat të shkurtër nëse nuk do të kemi ndonjë ndryshim të pozicioneve nga subjektet e tjera politike”, tha Ismajli.
Organet drejtuese të partisë, Aleanca Kosova e Re, kanë autorizuar liderin e saj , Behgjet Pacollin, që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë, të shohë mundësi të gjetjes së daljes nga kriza dhe të shohë mundësi të tjera alternative jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.
Kjo lëvizje e AKR-së tash për tash po shihet si mundësi për zgjidhjen e nyjës politike, pasi që Kuvendi i Kosovës që nga 3 gushti nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive për shkak të mungesës së minimumit prej 61 votave nga koalicioni fitues i zgjedhjeve (PAN), për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
































