Zgjedhet kryetarja e trupit gjykues në rastin e Salih Mustafës në Hagë
Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 12 May 2021
Përmes një shkrese të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara në Hagë, është bërë e ditur se kryetare e trupit gjykues në rastin e Salih Mustafës është zgjedhur gjyqtarja Mappie Veldt-Foglia.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Gjykatësit e Trupit Gjykues I, me anë të kësaj: NJOFTOJNË se kanë zgjedhur në mënyrë unanime gjyqtaren Mappie Veldt-Foglia si Kryetare të Trupit Gjykues I për çështjen e Prokurorit k. Salih Mustafa”, thuhet në këtë shkresë.
Ndryshe, përmes një komunikate për media të 6 majit, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditur se kryetarja e kësaj gjykate ka caktuar trupin gjykues në rastin e Salih Mustafës.
“Më 5 maj 2021, Kryetare Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) në Trupin Gjykues I. Ky caktim u bë pas njoftimit prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake se dosja e plotë e çështjes Prokurori i Specializuar k. Salih Mustafës (KSC-BC-2020-05) do të jetë gati për t‘iu kaluar Trupit Gjykues më 7 maj 2021”, thuhej në komunikatë.
Sipas komunikatës, në pajtim me rregullën 116 dhe rregullën 117 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, pas marrjes së dosjes së çështjes, Trupi Gjykues mban pa vonesë një konferencë përgatitore për gjykimin me palët, pas së cilës përcakton afatin për mocionet që mund të dorëzohen prej tyre para nisjes së gjykimit.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, në të cilën ditë edhe është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës.I njëjti ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë nga ZPS-ja.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.
Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.
Të tjera
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...