Lajme

Zgjedhet kryetari i ri i Durrësit

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 01 December 2019

Valbona Sako, këtë të diele u dorëhoq nga posti i kryebashkiakës së Durrësit.

Kjo, pas disa deklaratave skandaloze që i bëri të shtunën, në lidhje me tërmetet e fuqishme që goditën Shqipërinë, e ku vdiqën rreth 50 persona, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, në mbledhjen e së dielës të Këshillit Bashkiak, u zgjodh edhe kryetari i komanduar i Bashkisë Durrës.

Bëhet fjalë për Zhyljen Varfaj, shkruan gazeta inFokus.

Ky, postin e nënkryetarit të Durrësit e mban që prej 12 vitesh./Gazeta inFokus/

 

Të tjera