Zgjedhësit e rremë, SHBA vë në akuzë për komplot 16 persona në Miçigan

Autori: Gazeta inFokus
08:34 | 19 July 2023
Dana Nessel, Prokurorja e Përgjithshme e Miçiganit ngre akuza për një skemë të rreme elektorale.
Prokurorja njoftoi të martën se ka ngritur akuza kundër 16 personave që nënshkruan dokumentacionin në mënyrë të rreme, duke pretenduar se Presidenti Donald Trump kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020, si pjesë e një skeme për të përmbysur rezultatet.
Secili prej të pandehurve u akuzua për tetë vepra penale, duke përfshirë falsifikim dhe komplot për të kryer falsifikim, secila me një dënim të mundshëm deri në 14 vjet burg.
Kjo është hera e parë që ngrihen akuza kundër zgjedhësve të rremë në SHBA.
“16 personat e akuzuar në Michigan dyshohet se u takuan në bodrumin e selisë së Partisë Republikane të shtetit dhe nënshkruan certifikata të shumta duke pretenduar se ata ishin votuesit e zgjedhur dhe të kualifikuar për president dhe nënkryetar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Miçiganit.
Disa prej zgjedhësve u përpoqën të dorëzonin dokumentet e rreme në Senatin e shtetit, por u refuzuan.
Dokumentet u dërguan më vonë në Senatin e SHBA dhe në Arkivin Kombëtar me qëllimin që Zëvendëspresidenti Pence të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve, duke përdorur fletën e rreme zgjedhore”.
“Veprimet e zgjedhësve të rremë minojnë besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve tona dhe jo vetëm që shkelin frymën e ligjeve që mbrojnë demokracinë tonë, por ne besojmë se gjithashtu kanë shkelur qartë ligjet me të cilat ne administrojmë zgjedhjet tona në Michigan dhe transferojmë në mënyrë paqësore pushtet në Amerikë”, njoftoi prokurorja Nessel. /BBC

Të tjera
-
Shpërndarja e faturave pa zarfa, KESCO dënohet me 25 mijë euro gjobë
Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka dënuar KESCO me 25 mijë euro gjobë. ...
-
Osmani bashkë me familje vizitoi gruan që ua hapi shtëpinë qindra luftëtarëve, si dhe vajza e djemtë e saj iu bashkuan UÇK-së
Për festën e Pashkëve, presidentja e vendit Vjosa Osmani njofton se bashkë me...
-
Ndahet nga jeta profesori i Juridikut, Asllan Bilalli
Sot ka ndërruar jetë profesori i Fakultetit Juridik, Asllan Bilalli. Lajmi...
-
Albulena Haxhiu s’i mori votat për kryeparlamentare, çka pritet të ndodhë nesër në Kuvend?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ia dhanë besimin Albulena Haxhiut nga Lëv...
-
Haradinaj – liderëve të partive politike: Kur do ta kuptoni që Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në e Kosovën?
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues i Organizatës së...
-
Arrestimi i dy zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti, deklarohet Prokuroria e Pejës
Dy zyrtarë policorë në Pejë, janë arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfe...
-
Rriten eksportet shqiptare drejt Kosovës
Ekonomia shqiptare po jep sinjale pozitive përmes rritjes së eksporteve, të c...
-
Kusari-Lila të dielen shfleton një Aktvendim të GjK-së, ka një thirrje për PDK-në
Mimoza Kusari-Lila, deputete në kuadër të Vetëvendosjes, ka bërë thirrje ndaj...
-
Vendimet e Kurtit dhe ministrave pas dorëheqjeve, LDK paralajmëroi rast për kushtetuese e padi, Hasani: S’janë ligjore
Dorëheqja e Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit dhe dorëheqjet e të tjerë...
-
Buleshkaj: 141 zyrtarë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, tha për ...
-
Ejup Maqedonci mes emocionesh flet për herë të parë për kohën kur u njohën me komandantin Agim Ramadani – Katana, para se të vinin në lüftë në Kosovë
I ftuar ekskluzivisht në emisionin "Zgjohu", prodhim i gazetës Infokus, minis...
-
Vetaksident në Zallq të Istogut, pesë të lënduar
Pesë persona janë lënduar në Zallq të Istogut si pasojë e një vetaksident...