Zgjatja e orarit të punës në KQZ, përplasen anëtarët
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 19 June 2021
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke u diskutuar për zgjatjen e orarit të punës për zyrtarët e Sekretariatit të KQZ-së.
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në KQZ, Sami Kurteshi tha se nuk janë të mendimit se ky orar duhet të zgjatet. Ai tha se në rast se dikush punon më shumë sesa e ka orarin, të raportojë për punën që ka bërë dhe me urdhër të kujt ka punuar.
“Nuk jam që orari i zyrtarëve të KQZ-së të zgjatet. Kjo pasi këto nuk janë zgjedhje të jashtëzakonshme por të zakonshme. Nëse paraqitet nevoja atëherë punojnë. Unë jam kundër për zgjatjes paushall të orarit, por jam për saktësim të çdo pune që kryhet jashtë orarit dhe të saktësohet se me urdhër të kujt është kryer ajo punë jashtë orarit”
I të njëjtit mendim ka qenë edhe përfaqësuesi tjetër i VV-së në KQZ, Alim Rama.
“Ne kemi buxhetuar orarin shtesë të mundshëm. Është i paraparë në buxhet. Vetëm dje thirrja për certifikim e kemi parashtruar orarin 08:00-16:00. Prandaj nuk kemi nevojë për orar shtesë”, ka thënë Rama.
Ndërkohë, anëtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi, tha se kërkesa e Sekretariatit për zgjatjen e orarit duhet të miratohet.
“Vëllimi i punëve është jashtëzakonisht i madh dhe e dimë nga e kaluara që zyrtarët e Sekretariatit angazhohen edhe jashtë orarit të punës dhe ditëve të pushimit. Është mirë që ta dëgjojmë edhe arsyetimin e tyre sepse më pas mund të kemi probleme të natyrave të tjera. Nuk mendoj se duhet që t’i kufizojmë ata pa e dëgjuar arsyetimin e tyre. Kjo kërkesë e tyre duhet miratuar”, ka thënë Dushi
Pas këtyre diskutimeve, kryesuesi i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se diskutimi për këtë çështje duhet të përfundoj.
“Po e përfundojmë këtë diskutim lidhur me këtë çështje”, tha ai.
Por, Kurteshi reagoi duke iu kundërpërgjigjur Dushit të LDK-së. Ai kërkoi hapjen e një pike të re të rendit të ditës për të diskutuar për poullizëm.
“Z. Kryesues, nëse vazhdojmë këtu me fol për popullzmin atëherë po e ngrisim një rend të ditës e me fol për populizmin e jo për sene konkrete”, tha Kurteshi.
E Radoniqi reagoi duke thënë se në këtë mbledhje është folur vetëm për gjëra konkrete.
“Z.Kurteshi ne deri më tani ishim duke folur për çështje konkrete”, tha kryetari i KQZ-së.
Fjalën e mori edhe përfaqësuesi tjetër i VV-së në KQZ, Alim Rama. Ai tha se e kanë kundërshtuar vetëm formën se si do të zgjatet orari i punës.
“Fjalën ja ke dhënë ati atje, ja ke dhënë z.Dushit, edhe unë po flas. Nuk po bërtas dorën e kam çuar. Na jemi në këtë proces zgjedhor që një kohë të gjatë. Ne e kundërshtuam formën se si zgjatet kjo. Sekretariati ka me angazhu stad shtesë. Ne kërkojmë që vetëm të ketë një formë se si do të zbatohet”, ka thënë ai. /Express/
Të tjera
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...