Lajme

Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 25 April 2024

Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punohet me orar të zgjatur deri në orën 18:00, shkruan Gazeta Infokus.

E po ashtu këtyre qendrave i është shtuar edhe dita e shtunë si ditë pune ku do të punohet deri në ora 16:00.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

-Advertisement-

Në njoftim thuhet se edhe Drejtorati për Prodhim të dokumenteve, gjatë ditëve të punës do të punojë me dy ndërrime.

“Ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale. Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera